Një zjarr i madh ka rënë në një apartament në qytetin e Pogradecit mbrëmjen e të shtunës, dhe është përhapur me shpejtësi në të paktën tre banesa të tjera.
Sipas të dhënave të para dyshohet se shkak i zjarrit ishte djegia e oxhakut të njërës prej banesave.
Gjatë momentit të zjarrit në banesë ka qenë duke fjetur një 80 vjeçar i cili është arritur të nxirret në kohë nga nipi i tij, banorë dhe një polic.
Dëmet në banesën ishin të mëdha pasi ajo u dogj plotësisht.
Fatmir Metoshi 54 vjeç është një banor i lagjes i cili ka ndërhyrë që në momentet e para duke nxjerrë jashtë të moshuarin.
Për fikjen e zjarrit angazhuan 4 zjarrfikëse, tre të Pogradecit dhe një e Maliqit të cilët punuan për gati 3 orë për shuarjen e zjarrit.
Nga ana tjetër zjarrfikësit apelojnë që banorët të cilët ngrohen me lëndë drusore të pastrojnë oxhaqet të cilët në këtë periudhë janë shkaku kryesor u rënies së zjarreve në banesa.
Lini një Përgjigje