Familjarët e 33-vjeçarit Ramzan Mataj, i cili u gjet i pajetë brenda në makinë mëngjesin e sotëm kanë pohuar se djali i tyre nuk ka patur probleme me askënd.
Xhaxhai i tij u shpreh për mediat se nipi Ramazan Mataj punonte në ndërtim në Mal të Zi.
“Ngjarjen e kemi marrë vesh në 06:30. Nuk ka pasur asnjë problem. Përpara ke jetuar në Belgjikë. Tani ka punuar në Mal të Zi në ndërtim.
Nuk ka shprehur asnjë shqetësim, asnjë gjë, dhe s’ka folur me asnjë njeri.
Nuk kemi fare probleme, po të kishim do ta ruanim shpinën e barku, por nuk kemi patur”, tha ai.
Në drejtim të 33-vjeçarit është qëlluar me breshëri kallashi nga të dyja krahët e makinës, çka do të thotë se janë të paktën 2 autorë qitës.
Pistat e hetimit janë fokusuar edhe tek konfliktet që i riu mund të jetë pasur jashtë vendit. Ai u kthye në Shqipëri para një viti, pasi kishte jetuar në Belgjikë, por edhe në vende të tjera si Itali e Mali i Zi.
Po si e vrane kot ? ....... vetem Enver Hoxha ju vinte hakut , jeni njerez te pa civilizuar kur njerzit mendojne te pasurohen ju mendoni si te vriteni....... démocratie nuk funksionone vper te gjitha shoqerit
Po pra vetem regjimi I talibaneve u pershtatet shpellareve veri jug. Vetem nje denim qe kush vret tu hidhet egersirave te kopshtit zoologjik I sjell ne vete e I ben te arsyshem.