Arrestohet 21 vjeçari që aksidentoi për vdekje dy shtetasit Ndue dhe Ndrekë Prenga mbrëmjen e së premtes në Vaun e Dejës.
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Mjedë, ku i riu ka humbur kontrollin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy këmbësorët.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi mbasditen e djeshme në fshatin Mjedë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke përplasur dy këmbësorët, ku si pasojë humbën jetën shtetasit N. P., 63 vjeç, dhe N. P., 43 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje