Tentoi të kalonte më shumë se 13 mijë euro të padeklaruara, procedohet 41-vjeçari nga Kosova

4 Janar 2025, 11:11Kronika TEMA
Tentoi të kalonte më shumë se 13 mijë euro të

Një 41-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi nuk deklaroi shumën e parave në hyrje të pikës kufitare të Morinës.

Policia njofton se gjatë kontrollit fizik 41-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 13 420 euro.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar V. Z., 41 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".     

Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSH-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit V. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 13 420 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.       

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

6 Komente

  1. M
    Mosbesimi sepse krimi

    A e dini pse nuk i deklarojnë këto shuma parash që faktikisht janë normale? Sepse frikohen se vet doganieri ta qet pritën dhe të grabitin e ndoshta edhe të vrasin! Krimi kapilar i kriminelëve politikanë, deputet, prokuror, shef policie dhe policë të thjeshtë, i detyron njerëzit të mos i deklarojnë. Kriminelët kur fusin para të drogës me shumicë, e kanë kalimin e siguruar.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      Me duket se ty te paskan grabitur trurin, prandaj mos e trego ne komentet qe ben. Me vjen keq qe paske ngelur pa tru. Ti as di te shkruash dhe te llogjikosh dhe jo me te te japin ty te drejten per te dhene mend. Pika qe nuk te bie per nivelin e inteligjences qe e paske, sa te peshkut.

      Përgjigjjuni
    2. x
      xy

      ka qe disa here qe dogana si ne kosove ashtu dhe ne shqiperi u konfiskon shuma te vogla udhetareve kurse ato te mdhajat kalojne me °haj se shifemi sot ne darke°....ne kosove merreni me mend nese shuma kalon 9999eur ju konfiskohen te gjitha kjo praktik qe ne vendet tjera te europes eshte deri ne 10000eur....kjo metod shpreh dyshimin se ne kosove ligji shpjegohet direkt ne menyre te gabuar dhe abuzive vetem e vetem qe te maltretohen njezit qe mundohen te respektojne ligjin....

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bastardet e doganave

        Ky duhet pushkatuar per 3mije euro me teper.Ky "sukses" i doganiereve eshte hipokrizi. Kur kane interes sillen si bandite.Kur si intereson bejne si Norvegjeze.Raca me bastarde eshte rraca doganierve

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni M.

          Ne jeten e perditshme ne nje menyre apo tjetren dhe gabohet duke mosrespektuar ligji... dhe per kete zoteria ne fjale € qe policia kufitare ia ka marrre... do ia ktheje me nje gjobe sipas ligjit... ndoshta dhe 1000€.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nata

            Doganieret jane si piraniat, hajdut me çizme ! Te bejne presion edhe kur je ne regull qe te zhvasin ndonje lek!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje