Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Vaun e Dejës.
Dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Bëhet e ditur se viktimat janë Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga, xhaxha dhe nip.
Dy personat ishin duke ecur në anë të rrugës kur një makinë tip Benz ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur për vdekje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit mësohet se është Glindis Bujari, i cili është transportuar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
"Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip "Mercedes Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital.
Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.
Ne kete ore kur erresohet shpejt dhe ne keto vende ku nuk ka akoma ate ndricim qe duhet, duhet patur kujdes te kalosh neper keto rruge ku makinat e tejkalojne shpejtesine. Tjetra, duhen bere mbikalime.