Policia e Shtetit njoftoi këtë të premte se i shumëkërkuari Jani Alia, 47 vjeç, është arrestuar në Athinë.
Operacioni për kapjen e tij u kodua “In Time” dhe u krye në bashkëpunim me policinë greke.
“Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë.
Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas”, njoftoi policia.
Aktualisht Interpol Tirana në koordinim me homologët në Athinë po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Kush është Jani Alia?
Jani Alia është një nga të shumëkërkuarit e drejtësisë shqiptare. Ai është dënuar me burgim përjetë në mungesë për vrasjen e Elton Çiços. Kjo ngjarje ndodhi më 1 maj të vitit 2016 në një lokal pranë shkollës “Emin Duraku”.
Alia është nga Tepelena dhe e ekzekutoi 36-vjeçarin Çiço me dy plumba teksa qëndronte i ulur në lokal.
Shkak i vrasjes dyshohet hasmëria mes Jani Alisë dhe Elton Çiços, e nisur që në Greqi, kur dy personazhet ndodheshin në burg, i pari për akuzën e vrasjes ndërsa Çiço për drogë.
Për këtë ngjarje Alia u ndihmua nga Renato Milloshi 36 vjeç, djali i ish-kreut të komunistëve Hysni Milloshi.
Në vitin 2022, emri i Jani Alisë ishte mes 5 emrave më të kërkuar nga autoritetet shqiptare.
Një vit më vonë, Gjykata e Posaçme vendosi të konfiskojë pasurinë e tij pasi nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të deklaruara prej familjarëve dhe dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal i Alisë.
Jani(Ramiz)Alia nga Tepelena, emer i bukur shume!
Ku hyn ish Presidenti ketu moj buce ?? Do shquer bytha ty te vesh mend …do futur preshi deri ne gurmaz….. Ish presidenti gezon nje respekt te vecante edhe te ata qe e luftuan …po ti je kurvice dhe ste hyn ne pun keto , ti do rock ne byth …
Kominstet jane vrastare, jame muslimane mbi te gjitha!
DUHET TE DALI NJE LIGJ ,,QE MOS TU LEJOHET MYSLYMANEVE TE VEN EMRA TE KAURVE ,,ORTHODHOKSEVE ,,,ATA KAN EMRAT E TYRE KURANOR SI MYSLYMAN BREZ PAS BREZI ,,,,