VIDEO: Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Fier, plagosen dy shoferët

3 Janar 2025, 12:41Kronika TEMA
VIDEO: Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të premte në Petovë të Fierit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të lënduar.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

2 Komente

  1. N
    Nua rroki

    Perqfohen me rastin e vitit te ri kafshet

    Përgjigjjuni
    1. a
      arnaut kopil turk

      kokat hengershi, race dastarde qe nuk di te ndaloje apo te ule shpejtesine , por me e keqja eshte se asnjeri nuk hap rruge, kur te gjithe e dine se ato rruge jane shume te ngushta, rrini aty tani se asnje siguracion ne bote nuk ju demshperblen ne raste te tilla.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje