“E vrava se më kishte borxhe” - Masakroi me thikë fqinjin e moshuar, lihet në burg 39 - vjeçari në Durrës

3 Janar 2025, 12:00Kronika TEMA
“E vrava se më kishte borxhe” - Masakroi me thikë fqinjin

Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest në burg” për Fatjon Janina, 39 vjeçari i cili akuzohet për vrasje me dashje.

Më 30 Dhjetor, 39 vjeçari masakroi me thikë dhe çekiç fqinjin e tij të moshuar Paulin Gina.

I pyetur nga gjyqtari Rexhep Bekteshi rreth motivit të ngjarjes, Janina ka mbajtur të njëjtin version sikundër edhe përpara grupit hetimor në momentet e arrestimit të tij.

Sipas tij, viktima Paulin Gila i kishte borxh 200 mijë lekë dhe nuk ia kthente.

82-vjeçari jetonte i vetëm ne apartamentin e tij ku edhe u gjet i vdekur në lagjen 16 të qytetit të Durrësit.

 

1 Komente

  1. R
    Rajmonda

    Fatjoni shkoi per ta grabitur pasi ishte kthyer nga xhamia!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje