DETAJE: Si u arrestua Jani Aliaj natën e ndërrimit të viteve! Identiteti i rremë e tradhtoi, u arratis nga Burgu i Korfuzit

3 Janar 2025, 13:35Kronika TEMA
DETAJE: Si u arrestua Jani Aliaj natën e ndërrimit të viteve!

Mediat greke zbardhin detaje të operacionit të arrestimit të Jani Aliajt në Athinë, me qëllim ekstradimin, pasi ishte dënuar përjetë nga gjykatat shqiptare, për vrasjen më 1 Maj 2016 të Elton Çiços për hakmarrje, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Mësohet se mëngjesin e së martës së ndërrimit të viteve, 31 Dhjetor, Aliaj, i arratisur nga burgjet e Korfuzit dhe i dënuar atje për vrasje, u arrestua nga Departamenti i Hetimit të Krimeve të Moskatit.

Ndalimi paraprak u bë për falsifikim, teksa mbante identitetin e rremë Aleksan Kreshnik, 48 vjeç, dhe më tej u zbulua skeda për krimet dhe dënimet e mëparshme. Aliaj figuronte i arratisur nga burgjet e Korfuzit më 1 qershor 2015, duke shkelur lejen e rregullt 11-ditore, teksa ishte izoluar për vrasje.

Gjithashtu, 47-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm dhe 3 vjet për vrasje nga pakujdesia, lëndim i rrezikshëm trupor dhe armëmbajtje pa leje, e ndodhur në vitin 2006 në Atikën Perëndimore. Në të njëjtën kohë, nga Interpol Tirana kërkohej për vrasjen e 1 Majit 2016 në Tiranë dhe dënimin po të përjetshëm për këtë krim, i dhënë në mungesë.

Policia greke njoftoi se operacioni u krye nga skuadra speciale e DIAS.

Efektivët fillimisht vunë re lëvizjet e dyshimta të Aliajt në zonën e “Platonos Korai” dhe i kërkuan t’i nënshtrohej kontrollit. Patrulla evidentoi me pajisjen speciale se karta që ai mbante kishte identitet fals. 

Për këtë qëllim u transferua në Komisariat, aty ku dhe më tej u zbulua identiteti i tij i vërtetë dhe kartela me krime dhe dënime në dy dekadat e fundit, në Greqi dhe Shqipëri.
Media greke informon se ai ishte i shpallur në kërkim për dy vrasje edhe nga Shqipëria.

11 Komente

  1. A
    ABU KALIFA

    Jani , djali i Naimit i fisit Alia, per shume vite ne kerkim.Ku ishte , ne Siri!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Abu Al Khalif Al Junan

      Siri Gerrqi toidhio

      Përgjigjjuni
      1. p
        prec ulaj

        Ne pervojen e moshes se krimineleve, ky paska rrojtur deri 48 vjec, qenka nga me te vjetrit kriminel i gjalle.

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gimi

        Po ti loqe je o derbardh ….ne Athine thote botimi , ne Siri thote dudumi ….po ne Atika te Athines te thote o dru me pre …..

        Përgjigjjuni
        1. d
          dyshuesi

          Me këtë foto që kanë nxjerrë duket si aktor filmash . Prandaj tërbohen greçkat mbas shqiptarëve. Hahah...

          Përgjigjjuni
          1. J
            Ja kaq

            Eshtë i bukur si aktor filmash, të pëlqen ëëëëëë.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Te zgjuarit e Botes !

            Po ku do vece more Trim ! do shetisesh ca kohe ! ceshtje kohe ! dhe perseri do te futesh andeje nga ke dalur ! Trimat ne vend te mos gabojne ne jete.... por bejne te kunderten...Behen njeher kriminele , ikin nga Burgu dhe perseri perfundojn ne Burg.....

            Përgjigjjuni
            1. T
              Te zgjuarit e Botes !

              Po ku do vece more Trim ! do shetisesh ca kohe ! ceshtje kohe ! dhe perseri do te futesh andeje nga ke dalur ! Trimat ne vend te mos gabojne ne jete.... por bejne te kunderten...Behen njeher kriminele , ikin nga Burgu dhe perseri perfundojn ne Burg.....

              Përgjigjjuni
              1. D
                DHE KOZMA DHE HOXHA NUK SHKON

                DHE JANI DHE ALIUT ,,HAHA CLAN NAM TURKOSHQIPTARET DUKE VJEDHUR EMRAT GREK TE ORTHODHOKSEVE ,,,,

                Përgjigjjuni
                1. a
                  antipatrea

                  Aq sa shkon Konstantinos Karamanlis , Jorgos Karaxhaferri , Vangjelis Aslanidhou , Gianis Sherifis , Nikos Haxhinikolaou ... s'ka fund lista or tai ...

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Pirdhni se liroheni

                  Greket bythe qire i bejne jehone arrestimit te kriminelit Aliajt, por nuk thone nje gjysem fjale se si ka mundesi nje i denuar per vrasje merr leje nga burgu dhe ata presin qe krimineli te rikthehet. Mesimi qe japin b.q. greke, vrit sa te duash denohesh me burgim te perjetshem, por merr leje dhe i ben mutin burgut, pra denimit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje