Përplasi për vdekje me furgon 56- vjeçarin në Lezhë, arrestohet shoferi

4 Janar 2025, 10:40Kronika TEMA
Përplasi për vdekje me furgon 56- vjeçarin në Lezhë,

Policia e Lezhës ka arrestuar drejtuesin e furgonit që një ditë më parë përplasi për vdekje 56 vjeçarin në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Mark Macaj akuzohet për “Shkelje të Rregullave” të qarkullimit rrugor, pasi nga hetimet paraprake dyshohet se furgoni është futur në parakalim, duke sjellë dhe përplasjen e fortë me motoçikletën.

Për shkak të plagëve të marra Pavlin Ndoj ndërroi jetë në spitalin e Lezhës.

 

Lini një Përgjigje