Një 19-vjeçar në Sarandë është ndaluar pasi natën e ndërrimit të viteve i ka vjedhur punonjësit të një lavazhi 400 euro.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, organizuan punën për identifikimin dhe ndalimin e autorit të një rasti të vjedhjes me dhunë në qytetin e Sarandës.
Si rezultat, u bë i mundur ndalimi i shtetasit: I.A., 19 vjeç, banues në Sarandë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 31.12.2024, në lagjen nr. 3, Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400 eurosh një punonjësi lavazhi”,-thuhet në njoftimin e policisë.
kur vjedh me dhune quhet "vjedh me dhune" dhe jo grabitje?!....epo mesojne dhe shqiptaret si te mos jene egersira me te verteten...