Akuzohen për dhunë në familje, arrestohen 5 persona në Tiranë

4 Janar 2025, 11:49Kronika TEMA
Akuzohen për dhunë në familje, arrestohen 5 persona në

Pesë persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme në Tiranë të akuzuar për dhunë në familje.

Një prej të arrestuarve, shtetasi G. H., 48 vjeç, është dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje” ndërsa arrestimi i tij është bërë i mundur ditën e sotme.

Gjithashtu në pranga të policisë kanë rënë dhe 4 persona të tjerë, 3 prej të cilëve kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe njëri prej tyre ka dhunuar fizikisht vëllain.

“Komisariati i Policisë Nr.3 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim G.H, 48 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e  ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale "Dhuna në familje".

Komisariati i Policisë Nr.4 arrestoi në flagrancë shtetasit:

E.S, 30 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij;

F.L, 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Komisariati i Policisë Nr.5 arrestoi në flagrancë shtetasit:

H.V, 40 vjeç, pasi  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtje;

E.B, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij” thuhet në njoftimin e policisë.

1 Komente

  1. K
    Kritiku

    "...arrestoi në flagrancë shtetasit:"... Cili eshte ai qe e ka shkruajtur kete fraze? E ka idene ai se çfare do te thote fjala "flagrance"?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje