Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Pogradec - Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Udënisht.
Në ngjarje janë përfshirë tre mjete, duke shkaktuar plagosjen e katër personave, mes tyre dy fëmijë.
Të gjithë të plagosurit janë pjesë e një familjeje dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit.
Sipas burimeve nga vendngjarja, gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë dyshohet të kenë qenë shkaktarët kryesorë të aksidentit. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Lini një Përgjigje