Atentat në Shkodër, i riu ekzekutohet me armë brenda në makinë

5 Janar 2025, 09:02Kronika TEMA
Atentat në Shkodër, i riu ekzekutohet me armë brenda në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 33-vjeçar është vrarë me armë zjarri brenda në makinë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 5 janar 2025, në fshatin Dragoç të njësisë administrative Postribë.

Burimet thonë se i riu Ramazan Mataj është gjetur i pajetë nga banorë të zonës brenda në makinë, të cilët kanë njoftuar policinë.

Arsyet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje ende nuk bëhen me dije. 

“Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Lini një Përgjigje