Zbërthehet “serial killer”: Vrasësi i shqiptares Nevila Pjetri dyshohet të ketë kryer një tjetër krim vitin e shkuar po në qershor

16 Qershor 2022, 16:28Kronika TEMA

Zbërthehet “serial killer”: Vrasësi i shqiptares Nevila

32-vjeçari Daniele Bedini, i cili vrau shqiptaren Nevila Pjetri 35-vjeçe, akuzohet se në qershor të vitit të kaluar të ketë vrarë gjithashtu edhe Carlo Bertolotti, i njohur ndryshe si Camilla, pasi ishte trans.

Ka qenë zv.Prokurorja e Prokurorisë së Spezias e cila ka kërkuar që 323-vjeçari të hetohet për të dyja vrasjet, pasi pas hetimeve të kryera rezulton se edhe në vrasjen e Nevila Pjetrit edhe në atë të Bertolottit është përdorur e njëjta armë.

Prokurorët gjithashtu kanë kërkuar nga gjykata që Bedini të qëndrojë në paraburgim, deri në përfundimin e hetimeve të plota, në mënyrë që ai të gjykohet për të dyja vrasje.

Lini një Përgjigje