Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka qenë sot në Qarkun e Beratit, duke ndjekur nga afër operacionin për shuarjen zjarrit në zonën e Shpiragut dhe monitorimin nga baza e Kuçovës, prej nga ngrihen edhe avionët e ardhur nga misionet e vendeve partnere.
Ai informoi për situatën e vatrave të zjarrit, aksionin nga toka dhe ajri, rreziqet dhe masat e marra deri tani.
Vengu shpjegoi se sot ka qenë një nga ditët më të nxehta që nuk e favorizuan situatën e zjarreve, me temperatura 44-45 gradë, teksa ndërhyrjet vijojnë me intensitet.
Numërohen 36 vatra zjarri vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ku janë shuar 12 dhe 24 mbeten aktive. Tre qarqe janë problematike: Vlorë, Berat dhe Dibër. Aktive në misione edhe baza e helikopterëve të Farkës.
“Gjendemi në bazën e Kuçovës, nga ku monitorohet situata dhe janë angazhuar forca, përfshi edhe avionët Canadair prej 48 orësh në të gjitha vatrat e zjarreve në mbarë vendin, sikurse edhe në bazën e Farkës, nga ku operojnë helikopterët. Situata shkoi edhe sipas parashikimeve, pasi temperaturat ishin të larta, kapën shifra ekstreme deri në 44-45 gradë celcius. Për këtë arsye kemi pasur një situatë me 36 vatra të deklaruara në mbarë vendin dhe për të cilat punohet me të gjitha mjetet për fikjen e tyre. Janë shuar 12 prej tyre dhe 24 janë ende aktive.
Në terren ndodhen edhe forcat e shumta në të gjitha bashkitë. Aktualisht operacioni nga ajri është pezulluar për shkak të errësirës dhe do rinisi nesër. Bëhen plane punë operacionale për ndërhyrje një ditë para”, tha ministri.
Ai dha detaje edhe për hartën e zjarreve dhe zonat më kritike ku është përqëndruar vëmendja e trupave dhe institucioneve.
“Më të prekura janë 3 qarqe, i Vlorës, Dibrës, ku angazhohen edhe dy helikopter dhe forca nga Tirana dhe situata është përmirësuar ndjeshëm. Ka pasur intensitet të vatrës. Si dhe në qarkun e Beratit, ku ka pasur vatra aktive, por e kemi mbajtur nën kontroll situatën si në Paftal, ashtu edhe në Shpirag, ku jemi mbështetur nga helikopterët, si dhe forcave aleate kroate dhe italiane që kanë bërë fluturime në disa qarqe.
Jemi përqendruar në Borsh, Piqeras, Selenicë, Shashicë, kaninë dhe forcat janë të angazhuara në terren. Mbahen nën kontroll dhe me përqëndrim banesat, antenat, urbanistika, tunelet, transformatorët dhe kemi një kontroll të situatës me forca në terren dhe do qëndrojmë në gatishmëri gjatë gjithë natës, për të rinisur në mëngjes”, tha ai.
Ministri deklaroi se edhe mbështetja që kanë gjetur nga vënedet partnere dhe Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile ka qenë i madh.
“Kemi pasur mbështetje të plotë të forcave aleate, ka vajtje-ardhje të mjeteve të këtyre aleatëve, shkojnë dhe vijnë për misione. Por janë prezentë edhe nga vende të tjera dhe do vijojnë, ku i gjithë mekanizmi i mbrojtjes europiane është në gatishmëri”, pëfundoi Vengu.
ku i kane gjetur keta bashibozuke barkderra e i kane veshur me uniforme. Ky vend eshte i krimbur deri ne gjeneze
Ore kush me thote ata qe jane ne krah te ministrit jane oficere apo guzhiniere
fytyra egjiptianesh
Ik o Pirro Verra bej ndonje lek se po na can karin.
Rrini e veshtroni. Blini mjete mos I harxhoni leket per kopshte te varur ke kryeministria e per carter......
Fatkeqësisht shikojeni dhe nxirrni vetë konkluzionin se pse është ministër mbrojtje ky. Mendoni se ky është aty për ndonjë ekselencë apo merritokraci apo veçse Edit i duhen "mbushësa topi" përreth që vetë të këndoj si gjeli majë plehut... Ndërkohë që nuk asnjë plan dhe strategji kombëtare që deri në 2030 më e pakta të ketë aviacion me krahë fiks në AL. Dhe këtu nuk flasim vetëm për ushtarak luftarak. Por as transporte, emergjenca civile, zjarrfikës etj. Ky konkretisht i monitoron me Bayraktar nga qielli të 24 e vatrat e zjarrit. Nuk e kuptoj xhanëm kaq e pamundur është të blihen pak avionë zjarrfikës. Dakord Canadair do thonë janë të shtrenjtë etj. As CL 415 e as CL 215... Por as Air Traktor AT-802 këta I gjen dhe me një milion euro. Vetëm Salehu, Likja, Mediu Edi dhe Belaja kanë vjedhur sa për 2000 te tillë. Pistat I duan të vogla, mirembajtje, transport logjistikë e lehtë dhe e lirë. Po ashtu dhe orët operative... Me keqarrdhje e them se aty nuk ka asnjë strategji por veç llafe, show dhe vjedhje e korupsion por shumë ama. Askush nuk mendon për të ardhmen dhe vendin!! Besoj se këtu hyn edhe sPirua që shikon Vëngër !!!