Mbante të fshehura në frigorifer 15 kg drogë, arrestohet shqiptari në Bolonja

26 Korrik 2025, 17:17Kronika TEMA
Mbante të fshehura në frigorifer 15 kg drogë, arrestohet

Policia italiane e Bolonjës ka goditur një rast të trafikut të sasive të konsiderueshme të drogës gjatë orëve të fundit.

Skuadra operacionale njoftoi se arrestoi një 52-vjeçar shqiptar, i cili po fshihte 15 kg drogë lëndë narkotike në një apartament në ‘Via Bigari’.

Ndërhyrja erdhi pas informacioneve për lëvizjet e dyshimta të shqiptarit në zonë dhe të dhënave se ai posedonte lëndën narkotike në banesë.

Kontrollet e oficerëve i çuan brenda frigoriferit të të dyshuarit, ku u gjetën të fshehura 25 pako celofani që përmbanin hashash dhe 5 të tjera që përmbanin marihuanë, me një peshë totale prej afërsisht 15 kilogramësh.

Shqiptari u arrestua me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e narkotikëve dhe u dërgua në Burgun e Dozzës, në pritje të një seance dëgjimore për dënimin.

1 Komente

  1. R
    Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

    15 kg duhan I paperpunuar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje