Zjarri masiv në malin e Shpiragut, rrezikohen fshatrat Galinë dhe Paftal! Banorët të shqetësuar: Ende nuk kemi marrë ndonjë njoftim për evakuim

26 Korrik 2025, 14:44Kronika TEMA
Zjarri masiv në malin e Shpiragut, rrezikohen fshatrat Galinë dhe

Vijon të mbetet kritike situata në malin e Shpiragut, ku prej ditës së djeshme një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe të madhe, duke rrezikuar zonat e banuara përreth.

Qindra forca zjarrfikësish me mbi 40 mjete janë angazhuar në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa në ndihmë të tyre janë vënë edhe forcat e ushtrisë nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje, si dhe dy helikopterë të ushtrisë që po kryejnë hedhje uji nga ajri.

Sipas burimeve nga zjarrfikësit në terren, situata është më problematike në afërsi të fshatrave Galinë dhe Paftal, ku zjarri është afruar rrezikshëm pranë banesave.

Forcat zjarrfikëse dhe ushtarake janë përqendruar kryesisht në këto zona për të shmangur përhapjen e flakëve drejt vendbanimeve.

Ndërkohë, banorët e fshatrave të rrezikuar kanë dalë në ndihmë për shuarjen e zjarrit, por shprehen të shqetësuar për mungesën e informacionit. Ata thonë se nuk kanë marrë ende ndonjë njoftim për evakuim nga autoritetet, ndërsa shpresa e tyre e vetme mbetet devijimi i drejtimit të flakëve.

“Ky është viti i parë që një zjarr i tillë na afrohet kaq shumë. Jemi të frikësuar për shtëpitë tona,” – shprehen disa prej banorëve.

1 Komente

  1. Y
    Yyyppp Xhixhi

    Te digjen dhe ne pith te motres te vene. Shkerdhatat e dine kush i ve zjarret, i njohin gjithe barinjte e zones qe vene zjarret dhe nuk dime gje thone, si ata ne fshatin ne Roskovec ku u vra bashkfshatari dhe nuk dime gje thoshin te gjithe. Popull shkerdhat. Aty te digjen derisa te nxjerrin emrat e zjarrvenesve dhe ketyre te fundit vec burgut tu sekuestrohen cdo pasuri qe kane.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje