Një seri zjarresh të qëllimshme kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme zonat e Dukatit, Drashovicës dhe Vajzës në qarkun e Vlorës, duke ngritur alarmin tek autoritetet dhe banorët lokalë.
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detajet e fundit nW lidhje me situatën ndërsa ka shtuar se dyshohet që zjarret janë shkaktuar nga një grup i strukturuar kriminal, që ka vepruar me qëllim dhe në mënyrë të koordinuar.
Zjarret u shfaqën mes orës 20:15 dhe 22:15, në një periudhë kohe që konsiderohet kritike për shkak të pamundësisë për ndërhyrje ajrore. “Anëtarët e këtij grupi kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri, gjë që tregon një planifikim të mirëfilltë kriminal,” thuhet në reagimin e Ministrisë.
Dukat i Ri ishte një nga vatrat më të rrezikshme, por falë reagimit të menjëhershëm të emergjencave civile, zjarri u izolua dhe u shmang çdo rrezik për banesat. Ndërkohë, tre vatra aktive në lartësitë e Drashovicës dhe dy të tjera në Vajzë mbeten ende të pakontrolluara.
Reagimi:
Sonte, mes orës 20:15 dhe 22:15, është shfaqur një numër i konsiderueshëm vatrash zjarri në fshatrat Dukat, Drashovicë dhe Vajzë.
Pas reagimit të shpejtë të emergjencave civile të Vlorës, zjarri në fshatin Dukat i Ri është izoluar plotësisht, duke evituar përkeqësimin e situatës dhe rrezikun ndaj zonave të banuara.
Ndërkohë, 3 vatrat e shfaqura njëherazi në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe 2 vatrat e shfaqura në orën e fundit në Vajzë mbeten aktive.
Forcat zjarrfikëse vendore dhe Forcat e Armatosura janë në terren në këto dy fshatra, duke krijuar perimetra sigurie.
Tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri.
Forcat operacionale do të mbeten të angazhuara në terren përgjatë gjithë natës, për të siguruar banesat dhe pronat e qytetarëve.
Shqipetari ka helm ne vend te zemres, nuk esht e nevojshme te sulmohemi nga armiku se jemi vete armiq te vetvetes
Sa shume kriminele ka ne Shqiperine e Ed Corapekuqit qe na del si buf me syze te kuqe duke lene Zahon pa gje. Shqiperia e vogel e vogel por eshte kthyer ne fidanishte krimi dhe ffidanat e saj pervec tokes ame jane shperndare ne Evrope dhe ne Ameriken Latine dhe merren me pune shkencore ne laboratoret e droges.
Farën e helmit e mbolli idoli yt Sali shpellari,hajduti,vrasësi,spiuni i udb, etj,etj.
I leshoi çeçenët Sali kafsha
Nuk ka dyshim,vetem Greqia perfiton nga keto zjarre,pastaj ne emer te ndihmes te fusi avionet per shuarje zjarresh,qe shuajne nje zjarr e ndezin disa te tjere duke pare mire zonen nga ajri.
O popull shqipetar, i lodhur, i vuajtur per ti bere punet mbare,......Por nuk qenkerka e thene, mes nesh kemi shume zjavenes, hileqare e tradhetare.
Zoti minister, nuik eshte nevoja te hidhni insinuata por publikut i duhet thene ja ky eshte grupi kriminal qe dogji vendin dhe ti kaloni menjehere ata para drejtesise (qe ti fali si gjithnje). Ndryshe me mire mos flisni se beheni si ortopalantet e xhaxhit.
Tetovari na hëngsh atë që bën Edi çdo mëngjes, se të Albinit nuk i afrohen as pula. Nuk e kam prishur ndonjë herë gojën me kërkën, po ti o mostër e meriton! Po të mos ishte kjo qeveri, që ti katundari prej Tetove po i gëzon qetësinë dhe civilizimin, Shqipërisë në kohën e Edi Ramës ti do kishe ikur me vrap në Tetov. Atje ka edhe njerëz të mençur po ti qeke trongull fare, pranej mos shkruaj më.