
“Vdekje me kredi” është vepra e dytë më e famshme e Louis-Ferdinand Celine pas « Udhëtim në fund të natës ». Të dyja megjithatë kanë pasur një shitje dhe lexim rekord dhe janë pasuar me një « ndjekje kult ». Por Celine nuk u bë i famshëm brenda natës. Ai me profesion ishte mjek por nuk hoqi kurrë dorë nga letërsia. Gjithashtu ai u bë i njohur për pikëpamjet politike radikalisht të djathta.
“Vdekje me kredi” rrëfen rininë e Ferdinandit, një alter ego e Celine-it vetë, teksa rritet dhe mëson çfarë është bota mes borgjezëve të Parisit, zënkave familjare, alkolit dhe femrave.
Ferdinandi, më vonë personazh kryesor dhe i “Udhëtim në fund të natës” është një i ri pa pikë turpi i cili nuk e ka për gjë të shkojë kundër dëshirave të familjes. Është dembel dhe cinik. Preferon ta kalojë kohën mes argëtimeve të kota.
Prindërit e Ferdinandit janë grindavecë, kur nuk kanë me kë grinden, grinden me veten. Ferdinandi ka dhe një dajë i cili është mbështetja e tij e vetme pasi babai i Ferdinandit është pedant dhe e bën Ferdinandin fajtor për çdo gjë që ka shkuar dhe shkon gabim në jetën e tij.
Libri ka pasur pasardhës. “Bukë me sallam” e Bukovskit përshembull. Libri, gjithashtu, është vlerësuar nga kritika si një “lartësim” i gjuhës franceze. Shpesh thonë se çfarë Xhojsi bëri për anglishten, Celine-i e arriti pa u përpjekur edhe aq shumë në frëngjisht.
Për të gjithë ata që duan t’i hedhin një sy librit e kemi më në fund dhe në shqip, te botime “Zenit” nën përkthimin e shkëlqyer të Hysen Sinanit.
Lini një Përgjigje