108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

25 Tetor 2025, 14:05Kulturë TEMA
108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

 Më 25 tetor 1917 çeli dyert Liceu Kombëtar i Korçës, i njohur ndryshe si “Liceu Francez”.

Në atë kohë, Korça qeverisej si “Republikë autonome”, administrohej nga vendas por nën mbrojtjen e autoriteteve ushtarake franceze. Administrata e re shqiptare, që u vendos në krye të krahinës autonome, i kushtoi kujdes të veçantë çështjeve që lidheshin me arsimin.

Veprimtaria e Liceut Kombëtar të Korçës do të shtrihej përgjatë periudhës së parapushtimit italian, deri në vitin 1939.

Rrugëtimi i këtij liceu arriti të kapërcejë pengesat dhe të luajë një rol të rëndësishëm në arsimimin e të rinjve të ardhur nga mbarë vendi, edhe pse u shoqërua me problemet që rrodhën pas Luftës I Botërore.

Aktualisht është ngritur një grup pune i cili po punon në lidhje me projektin e rihapjes së Liceut Francez në Korçë. Deri më tani janë zhvilluar disa takime të Komitetit Pilotues për bashkëpunim mes institucioneve qendrore e vendore me ekspertin e qeverisë franceze.

Projekti për ringritjen e Liceut Francez është vazhdë e traditës së miqësisë të mirë mes dy vendeve dhe do të zgjerojë hapësirën për një perspektivë të re për shumë të rinj të qarkut të Korçës e më gjerë. /atsh/

Lini një Përgjigje