“Udhëtim në fëmijëri”, koncert me muzikën e kompozitorit Feim Ibrahimi

25 Tetor 2025, 13:08Kulturë TEMA
“Udhëtim në fëmijëri”, koncert me muzikën e

Krijimtaria e pasur muzikore që mban emrin e kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi ishte kryefjala e koncertit të organizuar mbrëmjen e së enjtes në Gjirokastër. Muzika e artistit të popullit erdhi nën interpretimin e talenteve të reja dhe pedagogëve të liceut artistik që mban emrin e tij.

“Më së miri sot vërtetuam që arti dhe muzika e mirëfilltë jetojnë përgjithmonë”, u shpreh Elona Kore, Drejtoreshë e Liceut Artistik, Gjirokastër.

Të ftuar special ishin dhe artistë të rinj që kanë dalë nga shkolla shqiptare dhe që po lartësojnë emrin e Shqipërisë në të gjitha skenat ku interpretojnë Artur Vera, Laura Llozi, Rejsi Prosi.

Jemi të lumtur që u mirëprit nga publiku ky koncert. I gjithë programi ishte me veprat dhe kompozimet e tij”, tha Laura Llozi, Koncert Maestër e Orkestrës së RTSH-së.

“Udhëtim në fëmijëri” u organizua në kuadër të 90 vjetorit të lindjes së artistit nga e bija Etrita Brahimi e cila në këtë projekt gjeti mbështetjen e bashkisë Gjirokastër dhe liceut artistik “Feim Ibrahimi”.

Ideja ime fillestare ishte që të realizoja 90 vjetorin e babait tim”, tha pianistja Etrita Brahimi.

Gjatë karrierës së tij ka fituar edhe shumë çmime të rëndësishme ndërkombëtare si në Itali, Gjermani, Francë, Salzburg etj. - RTSH-

Lini një Përgjigje