A ka ngjashmëri mes gjuhëve indoeuropiane? Heggarty: Shqipja një degë më vete, më e afërt ka qenë me greqishtet dhe…

11 Nëntor 2024, 10:48Kulturë TEMA
A ka ngjashmëri mes gjuhëve indoeuropiane? Heggarty: Shqipja një

Gjuha shqipe mendohet se daton rreth 6 mijë vjet më parë.

Autori i një studimi të publikuar 1 vit më parë në revistën “Science”, thotë në një intervistë ekskluzive për Ora News se kemi të bëjmë me shqipen si degë më vete të gjuhëve indoeuropiane.

Thënë kjo, është e pamundur për të përcaktuar saktësisht lashtësinë e një gjuhe.

Heggarty gjithashtu zbuloi nëse ka ngjashmëri mes gjuhëve indoeuropiane.

Gazetari: Mes gjuhëve indoeuropiane, ka një sërë degëzimesh, a kanë ngjashmëri mes njëra tjetrës?

Heggarty: Po, natyrisht që ka kontakt mes degëve të gjuhëve indoeuropiane.

Në rastin e shqipes dimë që ka pasur gjuhë të tjera indoeuropiane me gjasa që kanë ekzistuar në territorin e Ballkanit me të cilat shqipja ka pasur kontakt.

Por nga studimet që kemi deri tani kuptojmë që sigurisht shqipja mbetet një degë e shkëputur brenda familjes indoeuropiane, pra një degë më vete, por më e afërt në kuptimin e kontaktit në kohë ka qenë me greqishtet dhe armenishten.

1 Komente

  1. B
    B

    ME TURQISHTEN KA QEN ME SHUM NE KONTAKT ,,,,,SELAM ALEKUM

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje