Alis ka zhvilluar provën e parë në skenën e Eurovizionit

6 Maj 2026, 14:33Kulturë TEMA
Alis ka zhvilluar provën e parë në skenën e Eurovizionit

Mbrëmjen e së martës, kënga fituese e Festivalit të RTSH-së “Nan” është ngjitur në skenën e një prej eventeve muzikore më të ndjekura në botë, në Eurovizion. Këngëtari Alis Kallaci ka zhvilluar provën e tij të parë në skenën gjigante të Eurovizionit.

Performanca e këngës “Nan”, e cila mbart një mesazh të fortë për të gjithë prindërit shqiptarë që përballen me largimin e fëmijëve të tyre drejt emigrimit, ka qenë emocionuese dhe është duartrokitur nga të gjithë pjesëmarrësit.

Alisi është shprehur se dëshiron që kënga të marrë frymë në skenë, ndaj edhe fokusi në performancën e tij ishte veçanërisht tek zëri dhe emocioni që po i përcillte publikut.

Ai premton një performancë surprizuese në gjysmëfinalen e dytë që do të mbahet më 14 maj në Eurovizion 2026. A.K./TemA

Lini një Përgjigje