“Antologjia e fotografisë shqiptare”, protokoll bashkëpunimi mes Muzeut “Marubi”, ATSH dhe Qendrës së Studimit të Arteve

5 Mars 2025, 11:12Kulturë TEMA
“Antologjia e fotografisë shqiptare”, protokoll

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Qendra e Studimit të Arteve do të nënshkruajnë ditën e nesërme një Protokoll Bashkëpunimi.

Drejtuesit e këtyre institucioneve përkatësisht dr. Luçjan Bedeni, Valbona Zhupa dhe akad. Asoc. Stefan Çapaliku, do të nënshkruajnë nesër në sallën “Akademikët” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, marrëveshjen e bashkëpunimit për realizimin e projektit shkencor të iniciuar nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, “Antologjia e fotografisë shqiptare”, që synon promovimin e trashëgimisë fotografike shqiptare.

Palët do të angazhohen në projektin e botimit “Antologji e fotografisë shqiptare” me qëllim promovimin e fotografisë shqiptare. Ata do të organizojnë vizita dhe takime të përbashkëta në institucionet të cilat disponojnë arkiva fotografike, me qëllim hulumtimin e imazheve të përshtatshme për botimin.

Gjithashtu, do të organizohen takime të përbashkëta për të diskutuar strukturën që do të ketë botimi dhe përmbajtjen e tij, si edhe do të organizojnë bashkërisht, biseda të hapura për publikun me qëllim njohjen dhe promovimin e botimit.

Lini një Përgjigje