Apostrof #24/ "Flasim gjithmonë për një Skënderbe, Ismail Qemal, apo Enver Hoxhë," Edon Qesari: Në Shqipëri historia mbetet monopol i pushtetit (VIDEO)

29 Qershor 2025, 17:00Kulturë TEMA
Apostrof #24/ "Flasim gjithmonë për një Skënderbe,

Për një kohë të gjatë, historia është shkruar nga fitimtarët dhe për fitimtarët. Sot, me lirinë që thuajse cilido ka për të shkruar dhe botuar mbi historinë, kjo thënie e vjetër duket se po e humbet vërtetësinë e saj. Por a është me të vërtetë kështu, apo kemi thjesht më shumë zëra që përsërisin të njëjtat mite?

Në këtë episod të Apostrof Podcast, bisedojmë me historianin Edon Qesari në lidhje me historinë, kush e shkruan realisht atë dhe për kë? Kush ka të drejtën të kujtojë? Kush i përzgjedh figurat dhe ngjarjet që do të jetojnë si “kujtesë kolektive”? Dhe a ekziston vërtet një kujtesë e përbashkët në një shoqëri të përbërë nga memorie të ndryshme, ndjeshmëri të ndryshme, interesa të ndryshme?

Diskutojmë për rrezikun e moralizimit të së shkuarës, për kujtesën si akt politik dhe për mënyrën si nacionalizmat ballkanikë ndërtojnë identitet duke sajuar një lavdi të humbur.

5 Komente

  1. j
    jevgu

    Po mor tutkall po e di ti qe shqiptaret filluan te shkruajn shqip ne 1893 ? Dhe ate histori qe e ke tani e ke te trrasheguar nga roma stambolli dhe nga europa? E di ti qe nga 1550 deri ne fillim vitet e 1800 ke afersisht mbi 250 vjet pa asnje dokument te shkruar shqip? E di mor qe ke qene ne dark ages per te pakten 300 vjet dhe cdo information e merrje nga te huajt? Dhe ska rendesi se kush e e shkruan por te pakten te shkruhet shqip historia e shqiperise. Deri ketu ka arritur nevoja per te pasur nje gje autoktone shqiptare. Gzuar big brradherrrr

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nare

      Kur na u be historian ky "filozofi" i shqum..

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Shum e drejte qezari qe ju shtroni problemin historik .akademia shqiptare e dergon ujin te mulliri grek sllav.jan te pa afte ,te verber ,dhe te shitur.shikojme shkijen me kostumet tradicionale te arberve.po ashtu emrat e mbreterve ilire po pervetsohen nga fqinjit endacak te ardhur nga orienti.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nora

          Ik mor injorant....

          Përgjigjjuni
        2. n
          neseba

          Secili në kohën e vet ka qenë i lavdishëm

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje