Arben Idrizi shpallet finalist i “European Union Prize For Literature 2026”

4 Mars 2026, 09:17Kulturë TEMA
Arben Idrizi shpallet finalist i “European Union Prize For Literature

Shkrimtari i njohur Arben Idrizi është përzgjedhur në “listën paraprake” për çmimin “European Union Prize For Literature 2026”.

Lajmin e kanë dhënë botuesit e tij në facebook,

“Urojmë shkrimtarin Arben Idrizi për përzgjedhjen në listën e kandidatëve për çmimin “European Union Prize For Literature 2026”, me librin “Njeriu që habitej dhe tregime të tjera” (Pika pa sipërfaqe, 2025). Fituesi shpallet më 29 maj, në Varshavë.

“Njeriu që habitej” është libri i dytë me prozë të shkurtër nga Idrizi. Më 2019 kemi botuar dhe “Libri i dhunës”. ” – shkruan në fb Pika Pa Sipërfaqe.

A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje