Kryepiskopi Joan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare në nderim të Kryepiskopit të lumur Anastas, i ftuar nga Kryepiskopi Elpidofor i cili e priti në aeroport së bashku me disa klerikë të tjerë.
Më 1 mars 2026, të Dielën e Orthodhoksisë, Kryepiskopi Joan drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Shën Ekaterinës në Braintree, Massachusetts. Në Liturgji morën pjesë 15 Hierarkë nga të gjitha kishat e tjera Autoqefale, si edhe dy Episkopët e dioqezave shqiptare në Amerikë.
Triumfi i Orthodhoksisë me praninë e Fortlumturisë së tij Kryepiskopit Joan mblodhi së bashku në një Tryezë të shenjtë një numër kaq të madh përfaqësuesish nga Kishat Orthodhokse autoqefale pas shumë vitesh.
Ndërsa më 2 mars, Kryepiskopi Joan do të mbajë fjalën kryesore në Konferencën Ndërkombëtare në nderim të Kryepiskopit të lumur Anastas, e cila do të zhvillohet nga data 2-4 mars në ambientet e Shkollës Theologjike të Patriarkanës Ekumenike “Kryqi i nderuar” në Boston.
Të Dielën tjetër në 8 Mars Kryepiskopi Joan do të drejtojë Liturgjinë Hyjnore në Kishën Historike të Shën Gjergjit në Boston, themeluar nga Imzot Theofan Noli, i shoqëruar nga episkopi i Kryepeshkopatës shqiptare në Amerikë, Hirësi Nikodhimi. A.K./TemA
A mund ta kaloje bufi dhe zeni atlantikun vall ?
A mund te rikthehesh te feja e te parve ? Jo per gje por edhe malin e Shenjte ne Orosh e ke pas Mal te Shenjte te Ortodokseve ashtu sic ka qen dhe duhet te jet Shqipëria .
Çfarë do te thote :"kryepiskopi" ?!!!!!
Thuaj Faleminderit se do ishe një memec pa alfabet, pa histori, pa filosofi, pa logjikë, pa politik, pa teatër, pa farmaci, pa matematik, pa stomak, pa . ... . ..........., duke ngrënë çdo saba në tenxhere pranë penxheresë!
Bravo Joani, tako sa me shume ARBEROR ORTODOKSE dhe mos harro, misioni yt me i shenjte eshte te rikthesh Arberit tek rrenjet e tyre Ortodokse.
Ky Joani paska vajt ne Amerike me ftese te kishes greke,per te nderuar grekun Janullatis,a eshte dhe Bejleri me Joanin? Kryepeshkopi Joan do na beka dhe nje visite kortezie te Kisha e NOLIT.
Ka shkuar te yshtet te padronet e tij greko -pedetasto-shkerdhataqis te kishes greke!
bastardi turceli, nga vlora qe prej 600 vjetesh ka tradhetuar fe dhe atdhe-
MYSLYMANET SHQIPFOLES ,,GEZUAR RAMAZANIN ,,,,SE ORTHODHOKSET KAN KRESHMEN E MADHE ,,,