Namir Lapardhaja: “Si vdesin demokracitë” - një manual alarmi për kohët tona (VIDEO)

1 Mars 2026, 18:00Kulturë TEMA
Namir Lapardhaja: “Si vdesin demokracitë” - një manual

Në një kohë kur polarizimi politik dhe tensionet institucionale janë bërë pjesë e përditshmërisë globale, libri “Si vdesin demokracitë” i politologëve të Harvardit Steven Levitsky dhe Daniel Ziblatt mbetet një nga analizat më të cituara mbi krizën e sistemeve demokratike.

Pikërisht për këtë arsye, sugjerimi i kësaj fundjave për të gjithë ndjekësit e gazetës TemA, bërë nga gazetari Namir Lapardhaja, është ky libër. 

Botuar në vitin 2018, libri lindi fillimisht si një reflektim mbi zhvillimet politike në SHBA-në e mandatit të parë të Trump-it, por autorët e ndërtojnë argumentin mbi një analizë krahasuese të rasteve historike nga Amerika Latine dhe vende të tjera, përfshi edhe evropiane.

Teza e tyre kryesore e tyre është e qartë: demokracitë moderne rrallëherë rrëzohen me grushte shteti klasikë; ato zbehen gradualisht, përmes manipulimit të vetë mekanizmave demokratikë.

Për lexuesin shqiptar, libri ofron një kornizë analitike për të reflektuar mbi raportin mes pushtetit, opozitës, institucioneve dhe kulturës politike. Ai ngre një pyetje thelbësore që shkon përtej kontekstit amerikan apo europian: A janë rregullat e lojës demokratike ende të përbashkëta për të gjithë aktorët politikë, apo po interpretohen në mënyrë selektive sipas interesit të momentit?

6 Komente

  1. *
    *

    Pikërisht, është kjo e fundit. Demokraci, në kuptimin klasik ("steril") nuk ka! Sepse do të duhej përfaqësimi i drejtpërdrejtë dhe jo me përfaqësi dhe njerëzit duhet të kishin të njëjtat interesa. Kështu, demokracia për njërën palë, është diktaturë për tjetrën. Në kuptimin filozofik, është relative, ka lindur me "shtetin" (sado primitiv të ketë qenë në embrion), dhe do të ekzistojë derisa të ketë shtet. Demokracia është njëra anë e së njëjtës monedhë të organizimit të shtetit; ana tjetër është diktatura. Të dyja janë relative dhe kuptimi i tyre interpretohet sipas interesit politik të interpretuesit. Shteti në vetvete është një mënyrë qeverisëse të kufizuara nga përfaqësi dhe ligje që shprehin botkuptime të ndryshme dhe që përfaqësojnë grupime të ndryshme të qeverisurish, që varet nga mënyra e prodhimit, forcat prodhuese, etj. Sido që të organizohet mënyra e prodhimit, asnjëherë nuk dalin të kënaqur të gjitha palët. Dilema është zgjidhur që afro dyqind vjet më parë në mënyrë të shterëshme. Shteti, në fund të fundit, është diktaturë (polici, ushtri, gjykatë...- organe të detyrimit). Kot përpëlitet këta të tanishmi të na sqarojnë "(pa)anshmërinë" e demokracisë dhe se ato po vdiskan, janë tellallë të kënetës shoqërore, sado të mirëqena e të zhvilluar të jenë. Edhe trazirat botërore diktohen përgjithësisht nga interesa ekonomike të shteteve ose nga interesa ideologjike, por që në thelb kanë të bëjnë me interesin ekonomik - pronën dhe që shfaqen në interesa politikë. Edhe po të abstragojmë nga sistemi politiko-ekonomik; do të ndeshemi me regjime demokratike që i kanë sytë nga tjetri dhe presin rrastin t'i sulen njëra tjetrës; dhe kemi raste diktatoriale, madje monarki absolute të trashëgueshme që nuk i bien në qafë kurrkujt. Krizat e "sistemeve demokratike" as lindin as shuhen ato janë pjesë bashkëshoqëruese të tyre, të cilat, herë zbuten e herë acarohen, siç dhe ndodh me vetë sistemin ekonomiko-shoqëror dhe lakmitë e shteteve mes tyre. Pra të kontradiktave objektive të përhershme të zhvillimit të shoqërisë, siç është ajo mbi mënyrën e prodhimit dhe përvetësimit, të marrëdhënieve në prodhim dhe forcave prodhuese, etj; të ekujlibrit të domosdoshme të tyre. Mos forcat prodhuese së bashku me zhvillimet e fundit të shkencës kanë shkuar më përpara se marrëdhënjet në prodhim dhe po kërkohen të tjera marëdhënje; sado që po përpiqemi të mbajmë me furka këtë që kemi? Pra, o Namir? Ndoshta ka një spjegim të mëparshëm nga politologë të para këtyre të përmendur këtu. Mos u obsesiono, mos u druaj, gërmo pak më së "lashti", ndoshta e gjen një përgjigje ndryshe.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Puci

      Goditjes se Demokracive Liberale ne gjysmen e viteve 90 dhe funeralit te fillimeve te 2000 te tyre , sot atyre ju ka mbetur vetem emri.

      Përgjigjjuni
      1. f
        fjala

        PO pse kur ka pasur demokraci? demokraci quan ti te qihen ne bythe, te vjedhin, te vrase me i forti etj?! S'ka pase dhe s'ka dhe s'do te kete demokraci. Ligjin e ben i forti. Iforti eshte ai qe ka parate. Shembullin e keni ne TIrane se mos ngaterrohi me te tjeret. Saliu ka miljarda euro dhe ben ligjin e s'i hyne as gjemb ne kembe e as hu ne bythe, djeg e pervelon.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Ms.

          Une them se Njeriu , kreatura me e persosur e Zotit , e paisur me CA " Instrumenta " , Po nga Zoti , dhe qe nuk I Kane krijesat e tjera , pafundesisht kerkon dhe gjen gjithmone e gjithmone zgjidhje , te cilat asnje here nuk Jane idealet , perfektet , prrfundimtaret , sepse keto Jane monopoli I vete Zotit . Njerezorja keto mjete , kete hapsire ka . Urtia e saj duket ne " Mjetet " qe zgjedh . Urtia shqiptare duket nga produkti . Sido qe te jete dinamika njerezore , demokracia , here e shendetsheme , here anemike , si hije do te na ndjek . KY eshte " Mallkimin " yne .

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora 97

            Po pse shkon aq larg o i uruar E ke lenden e pare ketu me te mire se keta autoret qe citon dhe qe as e cajne fare bythen per fshatin tënë Hë t keqen

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andi Duraj

              Pu pu pu cfare te shohin sute ky filozofi i katundeve te Betatit Namir Lapardhaja edhe librat i ben si furyra e tij si bajge lope. Ado ta beje njeri apo majmun ky Mero Bytha?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje