Ermal Meta "shpjegon" këngën “Stella Stellina”

1 Mars 2026, 10:13Kulturë TEMA
Ermal Meta "shpjegon" këngën “Stella Stellina”

Në një konferencë për shtyp, kantautori shqiptar Ermal Meta ka shpjeguar mesazhin pas këngës “Stella Stellina”, me të cilën garoi në Sanremo Music Festival.

Ai tha se kënga, e cila u dedikohet fëmijëve në Gaza, është ndërtuar në një formë të qëllimshme.

Meta e cilëson një heshtje të imponuar faktin që, sipas tij, fjalët Gaza dhe Palestinë nuk thuhen, sikur të ishin blasfemi, kur nuk janë të tilla.

“Heshtja është problemi i madh i së tashmes. Kjo këngë, ndoshta e keni vënë re, mbart me vete një paradoks, paradoksin në të cilin jetojmë sot. Nëse nuk e dëgjon tekstin, të vjen edhe për të kërcyer, por nuk është rastësi, është bërë enkas kështu; pastaj dëgjon tekstin dhe ajo që po dëgjon të ndalon për një çast. E dëgjon me vëmendje dhe ndalesh pak, pastaj e harron dhe rifillon të kërcesh. I ngjan pak ‘scrolling’ të realitetit tonë, asaj që bëjmë çdo ditë. Sot të rriturit bëjnë shumë më tepër zhurmë se fëmijët dhe kjo është gjëja që mua më duket shqetësuese. Mbi të gjitha është një heshtje që ia imponojmë vetes; disa gjëra nuk mund të thuhen, nuk mund të thuhet Gaza, nuk mund të thuhet Palestinë, sikur të ishte një blasfemi. Fakti që nuk mund të thuhen është blasfemi; blasfemia nuk është kjo, blasfemi është krejt tjetër gjë, është fakti që ato fshihen”, thotë Meta.

Kënga e tij është renditur në pesëshen më të mirë në Sanremo, ndërsa të shtunën mbahet nata finale.

Ndërkohë, Adriano Celentano i ka shprehur mbështetjen këngëtarit shqiptar, duke e vlerësuar këngën si fituese. A.K./TemA

6 Komente

  1. T
    Tirona

    Ky eshte kengetar medioker e si person,pasi deri tani u be bajate duke u akuzuar te atin per ndarje nga jema pastaj 8 vjec i persekutuar nga komunizmi, tani del me femijet palestines. Po kerkon si qaraman qe eshte te kapet si mjerjane pas cdo gjeje se si kengetar eshte koti.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Debil i Zenit ky

      Po je nga Tirana o Tirona, turp te kesh.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Martini

      Një element që po anashkalohet në shumicën e leximeve “morale” të kësaj kënge është fakti se diskrepanca midis melodisë së ëmbël dhe tekstit tragjik nuk është aksident, por një zgjedhje e deklaruar si e qëllimshme: forma krijohet që fillimisht të të “rrëmbej”, madje të të duket “e lehtë”. E pastaj teksti të të ndalë e të të përplasë me kuptimin. Kjo e zhvendos çështjen nga pyetja naive “pse kënga nuk proteston me zë të fortë?”, te pyetja estetike: “çfarë lloj proteste bën forma?”. Sepse paradoksi këtu nuk është duke zbutur apo zbukuruar tragjedinë. Përkundrazi, ai e imiton mënyrën si realiteti i sotëm konsumohet me ritmin e “scrolling”-ut: një çast tronditje, pastaj harresë, pastaj vazhdim. Po ashtu, mungesa e emërtimeve të drejtpërdrejta (“Gaza”, “Palestinë”) nuk është domosdoshmërisht shmangie, por mund të lexohet si shenjë e një heshtjeje të imponuar, ku vetë pamundësia për t’i thënë gjërat bëhet objekt denoncimi. Në këtë këndvështrim, “ninulla” nuk është mjet topitës, mpirës a gjumëvënës. Kemi të bëjmë me një “ninullë të përvajshme” të përmbysur - një oksimoron që pikërisht demaskon mpirjen, dhe jo që e prodhon atë pa vetëdije.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tung!

        Eh,mor Meta, mos harro asnjehere, qe te behesh qytetar tamam, duhen breza te tera!

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zombi ky

          Turp te kesh o tung loqja.

          Përgjigjjuni
        2. ?
          ?

          Kënga "Stella Stellina" e Ermal Metës e kënduar në Sanremo 2026 me shumë gjasë është plagjiaturë e këngës "Allo" nga Balti. _______________ https://m.youtube.com/watch?v=22lBZpuyZxA

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje