Çelet ekspozita “Duet” në Galerinë e Artit në Tiranë

1 Mars 2026, 12:15Kulturë TEMA
Çelet ekspozita “Duet” në Galerinë e Artit në

Në Galerinë e Artit në Tiranë është hapur ekspozita më e fundit me titull “Duet”, një dialog artistik mes politikës, medias dhe simbolikës.

Artistët Fani Zguro, i cili që nga viti 2016 zhvillon bashkëpunime me artistë ndërkombëtarë, dhe Manuela García, artiste nga Meksika, prezantojnë dy video në këtë ekspozitë:

“Fraude” nga Manuela García mishëron dinamikën komplekse midis organizatës politike, medias masive dhe individëve gjatë zgjedhjeve presidenciale.

“Broken Threads” nga Fani Zguro manipulon imazhet bardh e zi nga një film noir shqiptar me melodinë e errët të një balade kriminale.

Ekspozita përfshin edhe fotografinë “Red Hands” e Manuela García, që flet për pamjaftueshmërinë e simbolikës. A.K./TemA

Lini një Përgjigje