"Mbërritja e Skënderbeut" është një ndër veprat e shumta që autori ia ka dedikuar heroit tonë kombëtar
Është një prej datave më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Si sot, më 2 mars 1444, plot 582 vite nga Besëlidhja e Lezhës, teksa kujtohet një prej momenteve më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar. Në këtë kuvend, ai bëri bashkë princat shqiptarë kundër Perandorisë Osmane. Artistë të shumtë e kanë përshkruar historinë përmes veprës së tyre.
Piktori i mirënjohur Vangjel Gjikondi shpalosi pak vite më parë, në një ekspozitë ku tërhoqi shumë artdashës dhe adhurues të historisë sonë, veprat nga epika e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Piktori Vangjel Gjikondi rrëfeu historinë e Skënderbeut përmes 55 tablove monumentale. Artisti, i cili i ka dedikuar 10 vite realizimit të këtyre tablove solli me mjeshtëri të rrallë figurën e Heroit tonë Kombëtar.
Piktori Vangjel Gjikondi ka hapur mjaft ekspozita brenda dhe jashtë vendit, autor i shumë tablove, por njëherësh edhe piktor filmi në disa prodhime të ish- Kinostudios “Shqipëria e re”, gjatë viteve 80-të. Piktori i talentuar dhe mjeshtri i rrallë u nda papritur nga jeta në vitin 2023.
Veper madheshtore, pritje madheshtore, por fytyrat e kuajve perse i ka bere si sqepi i qukapikut?
Hahaaa, eshte pjese e stilit te tij artistik. Edhe njerezit po ti shikosh me vemendje jane peneluar me te njejtin stil