“Arome Hungarie” ndalon në Gjirokastër: Ekspozita sjell për vizitorët 40 imazhe nga fotografi Roland Tasho

7 Qershor 2025, 12:23Kulturë TEMA
“Arome Hungarie” ndalon në Gjirokastër: Ekspozita sjell

Aromë Hungarie ndaloi në qytetin e gurtë.

Ekspozita sjell 40 fotografi të shkrepura nga fotografi i njohur Roland Tasho. Ato sjellin më të mirën e shtetit hungarez.

“Është menduar të bëjë një tur nëpër Shqipëri. Mbas Tiranës u hap në Shkodër dhe pastaj në Durrës, tashmë në Gjirokastër. Së shpejti, brenda vitit do të hapet në Vlorë, në Korçë dhe në Krujë”, u shpreh fotografi Roland Tasho.

Temë e kësaj ekspozite është edhe lidhja mes dy vendeve.

“Në këtë ekspozitë interesante është, sepse përveç pamjeve të Budapestit, si një nga kryeqytetet më të bukura, kemi dhe një cikël me fotografi të deputetëve, të diplomatëve hungarez me kostume popullore. Kemi dhe një cikël ku janë me shqiptarët që punojnë në Hungari”, tha Tasho. 

Kjo ekspozitë është hapur më herët edhe në qytete të tjera të vendit ndërsa gjatë sezonit turistik në qytetin e gurtë do të hapen disa ekspozita.

Klan News

Lini një Përgjigje