“Art në sytë e ëndrrave”- Në Fier, ekspozitë me 38 krijues shqiptarë nga të gjitha trojet

10 Mars 2025, 16:02Kulturë TEMA
“Art në sytë e ëndrrave”- Në Fier,

Në Fier është organizuar një ekspozitë e përbashkët me 39 krijues shqiptarë, piktorë dhe skulptore, të cilët paraqitën veprat e tyre te realizuara në vendet ku jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe diasporë.

“Art në sytë e ëndrrave” erdhi tek publiku artdashës me punimet e ekspozuara në dy sallat e galerisë “Vilson Kilica”

Veprat e artit të ekspozuara në Fier prezantojnë tema subjekte dhe personazhe që lidhen drejtpërsëdrejti me botën sociale të artistëve.

Kjo ekspozitë e ndërtuar me shumë përkushtim nga kuratorja, Suzana Varvarica bëri bashkë artistë shqiptarë nga të gjitha trojet me mesazhin e mbijetesës nëpërmjet krijimit.

Lini një Përgjigje