Arti thirrje paqe për Ukrainën

27 Korrik 2022, 14:21Kulturë TEMA

Arti thirrje paqe për Ukrainën

Ndërsa lufta Rusi-Ukrainë hyn në ditën e saj të 153-të, aktivitetet për të shprehur solidaritetin për Ukrainën nuk duhet tëndalen, për t'i kujtuar vetes dhe botës se lufta vazhdon ende, po ashtu edhe krimet e luftës  së Rusisë në Ukrainë.

Një aktivitet solidariteti për luftën u mbajt dje nga ambasada e Ukrainës ku ambasadori ukrainas Vladimir Shkurov u takua me autorët e aksioneve të artit të rrugës. Artisti Franko Dine, shfaqindjeshmërinë, rezistencën dhe dhembshurinë në telajo. Pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, artistë të rinj krijuan një seripikturash që bënin thirrje për paqe në Ukrainë.

Ambasadori Vladimir Shkurov falenderoi artistët shqiptar përmisionin e tyre të rëndësishëm për t’i sjellë publikut shqiptar tëvërtetën për luftën e padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisëkundër Ukrainës.

“Sot zëri i artit është superior në kontekstin e krijimit tëhistorisë” u shpreh ambasdori Vladimir Shkurov

Nga ana tjetër, artistët i dorëzuan Ambasadës veprat e tyre tëveçanta dhe një pikturë në miniaturë të grafitit të parë në Tiranëkushtuar Ukrainës.

Dhe teksa shohim artin të bëjë një përpjekje për solidarizmin përluftën duhet ti rikujtojmë vetes dhe të tjerëve që lufta endevazhdon.

Lini një Përgjigje