FOTOT: Parisi flet shqip, Amarildo Ruçi artisti i parë shqiptar që ekspozon veprat e tij në muzeun e Luvrit

16 Korrik 2022, 14:10Kulturë TEMA

Nga data 1 deri në 4 shtator, muzeu më i famshëm në botë do të flaës shqip. Artisti shqiptar Amarildo Ruçi do të ekspozojë veprat e tij në muzeun e Luvrit në Paris. Amarildo, ky artisti kontravers, i cili pikturon më duar, ka arritur që të jetë shqiptari i parë që merr pjesë me veprat e tij në muzeun e Luvrit, duke u bërë kështu një ambasador i Shqipërisë me talentin e tij dhe duke dhënë kështu një shembull të mirë se si të rinjtë shqiptarë kapin majat në çdo fushë.

Ruçi, i riu që para 6 vitesh hodhi tutje penelat për të vijuar krijimtarinë e tij më duar, do të jetë pjesë e ekspozitës ‘’ Focus Art Fair PARIS 2022’’ në Luvër, ku veprat e tij do të mund të shihen nga mijëra turistë nga e gjithë bota, pasi kujtojmë që muzeu i Luvrit është i dyti në botë për nga numri i vizitorëve.

Amarildo shprehet entuziast për arritjen e tij duke shkruar në instagram: ”Jam shumë i emocionuar që jam ftuar të jem pjesë e Panairit të mahnitshëm të Artit që do të mbahet në “Carrousel Du Louvre” në Paris, nga data 1-4 shtator.”

Më poshtë po ju sjellim disa nga veprat që ai do të ekspozojë në 1-4 shtator në Luvër, ku duket loja me ngjyrat dhe abstrakti në çdo krijim të tijin.

Më heret artisti i talentuar është shprehur se se ëndrra e tij është që të renditet në 30 artistët më të mirë në botë, e mesa duket pjesëmarrja në Luvër është një hap drejt realizimit të saj,

Ruçi më herët ka zhvilluar ekspozita të ngjashme edhe në Berlin e Milano, duke tejkaluar kështu kufinjtë, siç në fakt vetë arti i tejkalon. Sigurisht që karriera e tij nis me ekspozitat   në Shqipëri, ku më e madhja ishte ajo pas pandemisë e titulluar ‘’Ringjallja’’ në të cilën u shpalosën vepra që tregonin dualizmin e pandemisë. Ai gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në koloninë ndërkombëtare e artit “ArTirana”, zhvilluar në Tiranë në vitin 2020./Lexo.al

4 Komente

  1. J
    Jugu

    Une mund te them me bindje se ky nuk eshte piktor per tu permendur Parisi eshte qyteti i artit boteror . Po te shikojme historine e pasur qe ka permbledhur Muzeumi i Louvrit te cilin e kam vizituar qe nga 1985 e deri me sot 5 here nuk mund te ekzaltojme deliret e ndokujt apo te nje gazetari medioker. Arti eshte nje pune intelektuale dhe jo nje gje frustruese si e ketij piktori, i cili vetem me nje analize te punes se tij ku ka perdorur zhgaravina dhe shenjen e pellembes se dores ne telajo i cili quhet art per art tregon boshllekun e tij si nje artist pa te ardhme ambicjoze . Ne art apo ne doreshkrimet psikologjike pellemba e dores tregon shume ne kulturat e popujve, une nuk po zgjatem me. Desha te percaktoj nje gje Toulouse lautrec perpara se te shuhej ne moshen 37 vjecare puna e tij u pranua ne Louver ate gje e mori vesh ne shtratin e tij ne momentin e fundit te jetes. Po ti shikosh punet e tij dhe menyren se si punonte ai e bente nje kercimtar te Kabarese ne 1 minute ne levizje e siper ngjyrat dhe arti i tij ishte magjepes,i cili nuk permendet shume. Pa permendur gjenite si me te medhejte e kohrave1- Leonardo da vincin , 2-Titien,3-Caravagio, 4-Mikelangelo,Picasso,Salvador Dali. F.Goja,Vincent van gogh, etj. Perpara se te flisni per piktorin e mesiperm shkoni nje here te vizitoni Parisin ku edhe nje pamje si Notre dame de Paris me stilin e saj gotik ka elemente te piktures dhe skuptures mbrese lense te shekullit 12.

    1. b
      ben

      Te vizitosh Luvrin 5 apo me shume here nuk te ben ty kritik arti. Ata qe e kane ftuar kete zoteri ne Luver, jane specialiste e kritike arti dhe gjerat i dine me mire se sa ne. Personalisht pelqej artin klasik, ku hyjne skulpturat apo pikturat klasike realiste, muziken klasike sinfonike apo operistike. Arti modern nuk hyn ne preferencat e mija, por kjo nuk do me thene se ai art nuk ka vlere, vetem e vetem se nuk me pelqen mua. Do te beje me mire qe ti uroje suksese ketij artisti te ri shqiptar. Jemi nje komb i vogel, prandaj duhet te gezohemi per cdo sukses te bashkatdhetareve tane kudo ku jetojne e punojne.

    2. k
      katarakti

      O Zot çfarë titulli idiot. "Parisi flet shqip"! Çdo ditë në ndonjë aneks të Luvrit dikush hap një lloj ekspozite. Gjë normale. Por atëhere Parisi nuk flet as shqip, as greqisht, as serbisht dhe as kinezçe! Jeni shumë të shpifur dhe pa nivel si gazetarë.

      1. L
        Lili

        Le carroussel du Louvre s’ka asgje te beme me museum e Louvrit pos se jane ngatangat! !

        Lini një Përgjigje