Këngëtarja shqiptare Rudina Delia prej disa vitesh ka braktisur Shqipërinë, për të jetuar në Kanada.
“Mendoj se çdo rast, çdo njeri dhe çdo fat është ndryshe. Në rastin tim do thoja se Kanadaja më dha atë që Shqipëria nuk mundi dot, perspektivën, projektimin, zgjatimin e vetes.
Sigurisht që ky vend më mban larg nga familja dhe njerëz të tjerë të dashur, malli për detin, vendet që kanë mbajtur ngrohtë fëmijërinë e kanë strehuar ëndrrat e hershme.
Përpos gjithçkaje, mendoj se nuk ekzistojnë vendet ideale, por ne bëjmë ideale jetën me ato çka kemi mundësi të bëjmë, si dhe me zgjedhjet që bëjmë në jetë”, shprehet ajo në një intervistë.
Çfarë të lidh tjetër me Toronton, përveç muzikës dhe si është e përditshmja jote aty?
Në këtë qytet më lidhin miqësitë e vjetra dhe të reja kujtimet që kam krijuar këtu, familjarët dhe njerëz të tjerë që i kam pranë si të familjes. Ky qytet të jep mundësi të reja, mjaft që ti të duash dhe mjaft të punosh fort. Zoti deshi për fat të jem këtu dhe të punoj si artiste, kompozitore dhe po ashtu si, Vocal Coach. Aktualisht jap mësim në një konservator prestigjioz të Torontos.
Kam po ashtu studentët e mi që marrin leksione private, kryesisht dominojnë moshat e rritura. Shkruaj muzikë, realizoj këngët e mia, ndihmoj mjaft artistë të rinj këtu në Toronto që duan të mesojnë si të përdorin teknikën vokale dhe vokalin e tyre në mënyrën e duhur. Po ashtu performoj në eventet, festat familjare apo koncertet këtu në Toronto apo USA. Mendoj se të gjitha këto angazhime, janë mëse të mjaftueshme për të më plotësuar artistikisht.
E ardhja jote do jetë jashtë vendit apo do të jesh prezente edhe në vendin tënd me ndonjë projekt?
E ardhmja ime do jetë aty ku zemra do më flejë e qetë dhe e lumtur. Them se me këtë i thashë të gjitha...
Ti ke qenë pjesë e festivaleve në Shqipëri si, Festivali i Rtsh-së, Kënga Magjike, Top Fest. Çfarë ke fituar nga këto eksperienca dhe a do doje t’i ktheheshe konkurimeve?
Në këto festivale kam fituar përvojën, rritjen e vetëbesimit, kam fituar po ashtu zhgënjimet, kam kuptuar si kanë fuksionuar prapaskenat, etj. Nuk është e lehtë të merresh me muzikë, sidomos në Shqipëri. Është mjaft e vështirë për një artist t’ja dalë në një treg pa filter, siç është tregu shqiptar. Por duke ju referuar anës pozitive, them me plotë gojën se këto vështirësi gdhendin rezistencën, krenarinë kur ja del me forcat e tua dhe se e mira kurrë nuk humbet, prandaj nuk duhet humbur besimi kurrë.
Per çfare zgjatimi e ka fjalen kjo?
Ehhhh lum si delet...mjaftojne dy fije bar edhe gjejne lumturine
Po ca ben ti ne kannada amon. Bejn sikur Kan nei super karrier, Dhe punojn si cdo emigrant normal
Duhet ti zmadhosh gjokset dhe je ne rregull
Hajde me hajir kurbeti ... Do i biesh kokes me kembe ku ke ke shkuar.
Kjo ka filluar pune ne nje bordello ne Toronto....
kush e dhjet kete ne Kanada. Edhe vete ajo e di por ka qejf qe te thote"oh sa mire me qene kanadez". 8 muajt e dimrit i kalon me pelice ariu kinez dhe cizme elefanti kurse 3 muajt veres kendon asgjekundi me veten.Ama gjen veten qe i mungon shume.
Pse villni vrer o njerez? Jetoj ne Kanada dhe kam nji karriere shume ma te mire ne profesionin tim sesa ajo qe pata ne Shqiperi. Po normal qe mu desh te perserit studimet ne universitet dhe 4 vjet te tjera ne te njejten fushe. Me pune dhe djerse nuk eshte e pamundur. Njoh plot te tjere qe jane stabilizuar mire ne fusha te ndryshme. Varet nga shansi dhe zotesia e secilit. Kanadaja ka kritere te forta seleksionimi, merr intelektuale me shkolle te larte. Nuk kam degjuar te punoje ndonje shqiptar ne shtepi publike. Mos shpifni kot. Ketu eshte ajka e inteligjences shqiptare.
Nga Montreali, mos j`au merr per gje sepse "ajka" e shqiperise na quajn rrefugjat. Une jetoj ne Ottawa dhe jam shum i lumtur me ate cfare kam arritur. Natyrisht se me eshte dashur te diplomoj dy here por asgje pa mund nuk vjen. Megjithse Shqiperia ben perjashtim.
Vete i uroj suksese kesaj cupes, por ajo qe nuk e honeps dot eshte kur disa si kjo cupa, kur ikin nga Shqiperia, fillojne qe ti nxjerrin bishta vendit tone. Me shume duket sikur keta tipa kerkojne qe ti mbushin mendjen vetes se aresyeja e emigrimit te tyre eshte faji i vendit dhe jo se per mos-sukseset e tyre ne Shqiperi jane vete fajtore. Ka shume shqiptare ne Pepe (zone ne lindje te Torontos) qe mblidheshin (nuk e di ne se bejne te njejten gje edhe sot) neper kafenera dhe shajne Shqiperine dhe politikanet atje, nderkohe qe as ketu nuk kane bere hajer. Nje dembel apo i pa-afte, mbetet i tille kudo qe te shkoje. Nga ana tjeter, ata qe kane qene elite ne Shqiperi, kane punuar dhe punojne ne deget me te rendesishme te industrise kanadeze, apo te institucioneve te vendit ketu. Jane pikerisht keta qe na bejne krenare te gjithe shqiptareve qe jetojne ne Kanada e kudo.
Respekte vlla nuk kam qfar te them
Kush o kjo? Me ate cic si bertham carace i thot vetes vip kjo?
Ne Canada she ne USA ata qe kane ambicie punojne si doktor, inxhiner, muzikant, mesues, programmes, biznesman, ne tourism, restaurant, hoteliers
Kush????
C'eshte gjithe ky mllef o njerez. Rudina eshte nje vajze e talentuar dhe me performancat e saj fantastike ne aktivitete nga me te ndryshmet, ne qe jetojme ne Kanada na e sjell Shqiperine me afer.Kam patur rastin ta shoh ne nje koncert bamiresie pas termetit dhe na emocionoi te gjitheve me performancen dhe thjeshtesine e saj.
Kela-nuk po shoh ndonje "mllef" te shprehur nga komentuesit ketu. Kjo zonje mundet te jete shume e talentuar, por kritikat qe i behen jane ne lidhje me motivin qe ajo thote se ka lene vendin. Shiko se si shprehet ajo: “... Në rastin tim do thoja se Kanadaja më dha atë që Shqipëria nuk mundi dot, perspektivën, projektimin, zgjatimin e vetes". Vertet? Perse paska qene faji i Shqiperise qe kjo zonje nuk paska arritur dot atje "perspektivën, projektimin, zgjatimin e vetes". Fjale te medha paska thene, por qe nuk vlejne ne rastin e saj. Asnje vend nuk te jep ndonje gje, po nuk ishe i zoti qe te punosh fort per ta arrire suksesin. Kanadaja nuk ben perjashtim nga ky rregull. Ne qe jetojme e punojme ketu e dime shume mire kete gje. Nga ana tjeter, te kendosh ne shqip neper dasmat e shqiptareve ne Kanada nuk te ben aspak te suksesshme. E kujt i duhet nje kengetare dasmash apo eventesh te tjera ne nje treg ku konkurenca eshte teper e larte? Cfare suksesi paska patur kjo zonje, te cilen se kemi degjuar as ne radiot apo televizionet lokale per koncerte apo ture koncertesh ne Kanada? Ne se sukses ajo quan fitimin e ca parave me shume ketu sesa ne Shqiperi, atehere ambicjet e saj profesionale qenkan vertet shume minimale.
Komentues *Kanadezi* te lumte sa argumenton *te mirat per ate ariste samotivet*per Rudina Deliajn-artiste. Me pelqe dhe, ajo me pergjigjen dhene,,pyeties... *E ardhmia jote ...!?- Them gjithasht se komentuesit dashamires, ia japin keshillat, sa-KURAJO-komentuesia-Kela! Une si *Pasues Vetera i them:* Me te RENE per te RENE-kryefjala per ATDHENE*! Mes Torontos qe pres aktivitetet e saj-86 vjecari -Guri Naimit D.