Dirigjenti i njohur, Sirri Rroji ka ndërruar jetë ditën e sotme.

8 Korrik 2022, 22:24Kulturë TEMA

Dirigjenti i njohur, Sirri Rroji ka ndërruar jetë ditën e sotme ne New York. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, Grid Rroji, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku përshkruan jetën artistike të babit të tij.

Sirri Rroji u nda nga jeta sot në mëngjes.

Dirigjenti i njohur, Sirri Rroji ka ndërruar jetë ditën e sotme.

"Babi pati një karrierë profesionale të plotë: drejtues i ansablit të Ushtrisë dhe i Estradës së Ushtarit, themelues dhe drejtor artistik i Festivalit të Ushtarit, themelues i Shkollës Frymore të Ushtrisë, dirigjent i Festivalit të 8të në RTSH, themelues i Bandës Frymore të Tiranës, profesor i shumë brezave të artistëve tek Liceu i Natës, themelues i Ansamblit Artistik Tirana, me të cilin fitoi Eurofanfarë 1991 dhe u përzgjodh drejtues i 23 Fanfarave Europiane, autor i librit mbi historinë e Bandës së Tiranës “Orkestra Frymore e Tiranës: një jetë plot emocione”, fitues i çmimeve ndërkombëtare në Festivalet e Euaza de Lamaison dhe Villefranche de Rouergue në Francë, i dekoruar nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Mbrojtjes për kontributin e tij të çmueshëm për artin shqiptar", shkruan djali i tij.

Sipas amanetit të tij varrimi do të bëhet në Tiranë.

3 Komente

  1. t
    thanas dako

    E kam njohur ne Festival in e pare te kenges se ushtarit ne korrik 1971.Njeri i mbrekullueshem,artisti i madh dhe modesto.I perkushtuar per te ndihmuar te tjeret.Sigurisht,mosha ben te veten.Por per njerez te tille ndjen dhimbje te thelle.Te rroni e ta kujtoni

    1. T
      Thanas Dako

      Desha ti drejtohen Ministrit te Mbrojtjes:-Meqe presidenti ,qe nuk Ka lene qoftexhi pa dekoruar ,nuk e ben,ju si Minister i Mbrojtjes propozoni publikisht ,me deklarim dhe me leter dhenien e Titullit "mjeshtet i madh"zotit Sirri Roji.Ansambli i Ushtrise ,si te gjitha strukturat e saj Ka bere histori.Vleresojeni.

      1. g
        gjergji

        Pinjoll i nje nder familjet ma te mira e ma te vjetra e ma te pasuna shkodrane.Personalisht e kam njohur dhe e kam pasur mik,ne vecanti te vllain e tij Agimin(paste ndjese).I luftuan vazhdimisht per efekt te biografis.Ngushllime familjes.I qofte dheu i lehte.

        Lini një Përgjigje