Vazhdon propaganda serbe mbi trashëgiminë kulturore në Kosovë – refuzojnë t’i kthejnë artefaktet historike që i vodhën gjatë luftës

8 Korrik 2022, 20:30Kulturë TEMA

Vazhdon propaganda serbe mbi trashëgiminë kulturore në

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës përmes faqes zyrtare në Tëitter, ka bërë thirrje që institucionet relevante ndërkombëtare të ndihmojnë në kthimin e 1247 artefakteve që mbahen ileagalisht në Beograd, në mesin e tyre edhe instrumenti muzikor – okarina që është gjetur në fshatin Runik, komuna e Skenderajt.

Për këtë ka reaguar Branimir Jokiç, që supozohet të jetë drejtor i “Muzeut në Prishtinë”, me seli në Beograd. Ai tha se okarina është zhvendosur nga muzeu në Prishtinë gjatë bombardimeve të Republikës Federale të Jugosllavisë.

“Artefaktet janë zhvendosur gjatë bombardimeve, duke qenë se jemi detyruar të largohemi nga ndërtesa nga pjesëtarët e kontingjentit anglez të KFOR-it, i kemi shkruar gjeneralit Michael Jackson dhe i kemi kërkuar imunitetin e materialit, që nënkupton zhvendosjen e tij në një vend të sigurt”.

Ai theksoi se institucioni që ai drejton nuk do të lejojë “as atë përqindje të vogël të trashëgimisë kulturore serbe që të riemërohet trashëgimi kulturore shqiptare”.

Jokiç akuzoi shqiptarët se po mundohen të përvetësojnë mbi “30.000 artefakte historike” të popullit serb të cilat gjinden në muzetë e Kosovës.

“Çdo gjë që i takon popullit serb me shekuj tani duhet të bëhet pjesë e identitetit të tyre kulturor. Më shumë se 30,000 artefakte janë në disa muze në Kosovë, nga të cilët një përqindje të vogël e kemi mbrojtur, tani do të donin ta përvetësonin atë minimum“, u shpreh Jokiç, transmeton mediumi në gjuhën serbe, Kosovo Online.

Jokiç duke përdorur narrativën propaganduese tha se pas çlirimit nga perandoria osmane dhe “pasi shqiptarët përvetësuan një pjesë të trashëgimisë kulturore turke, tash po mundohen të përvetësojnë trashëgiminë kulturore sebe”.

“Ata nuk kanë qenë krijues në asnjë epokë. Pas çlirimit nga sundimi turk, ata përvetësuan një pjesë të trashëgimisë kulturore turke. Këto ishin xhami që u ndërtuan nga shekulli i 16-të e tutje. Duke qenë se kanë përvetësuar një pjesë të trashëgimisë kulturore turke, tani janë drejtuar në zhdukjen e identitetit kulturor serb me falsifikime të ndryshme”.

Edhe Ministria e Kulturës dhe Informimit e Serbisë ka vlerësuar se institucionet në Kosovë po vazhdojnë me “provokime me qëllim të përvetësimit të trashëgimisë kulturore në Kosovë”.

“Metoda është e njohur prej kohësh, bëhet fjalë për mashtrimin e organizatave ndërkombëtare në përpjekje për të krijuar përshtypje që ekziston një lloj trashëgimie e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Përmes propagandës së tyre, në këtë njoftim thuhet se në 20 vitet e fundit shqiptarët kanë shkatërruar 136 kisha dhe manastire, dhe 5 mijë varreza, 10 mijë ikona.

Ministria u bëri thirrje edhe një herë të gjitha organizatave ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, “të mos bien pre e shfaqjeve të tilla, por të vazhdojnë punën e tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, kriteret profesionale dhe faktet”.

Por, është e njohur botërisht që një nga Okarinat më të famshme dhe më të vjetra në Evropë është gjetur në fshatin Runik në Kosovë. Përveç se ndër më të vjetrat në Evropë është edhe një ndër më të vjetrat në botë, pasi i takon kohës së neolitit, diku rreth 3000 deri 8000 vjet para erës sonë.

Është instrumenti më i hershëm i gjetur ndonjëherë në Kosovë.

5 Komente

  1. J
    Jorgo

    Po 3000 vjet para ju ishit mocaleve e stepave mor qener!

    1. A
      Arjan

      po rahmuti cfare mund te thote per kete rast se ai i jep drejtim.

      1. R
        Romioi filohelen alla TurkoPontos

        serbet kaluan danubin ne shekullin 7 ne trojet ilire nga stepet caspike Shqiptaret jan autokton pervetsimin e kultures turke e kan bere pikerisht serbet qe kan gati 9000 fjale turke gjuhen e tyre serbo-croate sipas nje yugoslav ne librin e tij: turqishtja ne gjuhen serbo-croate" madje edhe fjala kosov eshte fjale turke nga zogu ne turqisht: Kuş dhe serbet e beren kos

        1. I
          Ishi i ZaKaroves

          Dakord me ty po....serbet kane nje shtet qe punon nate e dite per te perseritur te njejtat genjeshtra ne vesh njerezve Po ne te dy cfare kemi???

        2. P
          Pa indetitet

          Serbet janë popull pa identitet sepse serb nuk ka deri në shekullin e XIX ata janë quajtur serf dhe sllaves. Kur erdhën në Yllirk sllavo bullgarët dhe bizantinet ortodoks e quajtën Sllavija kurse turqit Ballkan. Për të ndërtuar popullin serb rusë dhe kisha ortodokse asimiluan shqiptarët, turqit, vllahet, boshnjakët, romët etj. I bën ortodoks dhe çdo ortodoks duhej të konvertohej në serb, Shtetin serb - Pashallëku i Beogradit dhe ishte i banuar me turq, shqiptar, vllah, sllavë dhe romë kurse Kara Gjergji bashkë me Jani Kondo Bimbashin / arvanitas/ dhe nipërit tyre Obreniviqët ishin me prejardhje shqiptare dhe themelues të shtetit serb dhe dëmtues të mëdhenj të kombit shqiptarë. Prandaj për të ndërtuar historinë e tyre dogjën atë të kombeve tjera dhe morë e dhe përvetësuan si të tyre dhe kishat katolike i kthen në ortodoksë kurse xhamit i shembën dhe myslimanët i vranë dhe përndjekin për në Turqi etj. Duke grabit dhe përvetësuar të huajën bene shtetin serb!.

          Lini një Përgjigje