Sopranoja Ermonela Jaho tërhiqet përkohësisht nga aktivitetet: Ma këshilluan mjekët, po luftoj me sfida shëndetësore

2 Korrik 2022, 09:30Kulturë TEMA

Sopranoja Ermonela Jaho tërhiqet përkohësisht nga aktivitetet: Ma

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho ka anuluar aktivitetet e saj të fundit artistike, për shkak të problemeve mjekësore.

Në një postim në rrjetet sociale, Jaho shkruan se mjekët e kanë këshilluar që të tërhiqej por nuk ka treguar për çfarë problemi shëndetësor bëhet fjalë.

Ajo thotë se i vjen keq fansave për zhgënjimin ndërsa u uron kolegëve suksese.

“Të dashur miq, më vjen shumë keq t’ju ndaj që duhet të tërhiqem nga prodhimi i Pagliaçi nga ROH. Prej ditësh isha duke bërë prova ndërsa luftoja me disa sfida shëndetësore por fatkeqësisht situata u përkeqësua dhe pse doja të vazhdoja mjekët më këshilluan kundër saj. Shpresoj të shërohem së shpejti për angazhimet e mia të ardhshme.

Më vjen shumë keq për zhgënjimin…. Ju uroj të gjithë kolegëve të mi që të kenë një vrapim të mbarë. Unë jam shumë mirënjohës ndaj ROH dhe miqve të mi të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të kthehem në Londër në të ardhmen…. shumë dashuri Ermonela.”- shkruan Jaho.

7 Komente

  1. T
    Tetovari2

    Shërim të shpejtë,ylli i shqipërisë!

    1. R
      Raimond vlonjati

      Forca Ermonela ! Lufto ta mundesh semundjen Sherim te shpejte

    2. G
      Gjithcka kalon Artiste Shqiperise _Te Shkuara

      Ju uroj sigurisht Shendet te plote dhe perseri te shkelqesh ne Skene . Te shkuara - te harruara ,i thonim ne dikur .

      1. B
        Beherni Lajm te madhe sensibilizoni gjithcka

        Eshte nji artiste e Madhe Shqiptare nuk eshte nnji me findernat e politikes e shkerdhatat e ktij vendi qe shkateruan Shqiperine tone. Shteti duhet te vihen menjiher ne levizje dhe qendroje pran Artistes Ermonela Jaho dhe bej gjithcka qe ajo ta kaloj shqetesimin me sukses . Jam i bindur e KM Rama do bej gjithcka per Artisten e shquar Shqiptare Ermonela Jaho . Gjithcka do beht mire Artiste shquar e Shqiperise .Shqiperia dhe shqiptaret s'do te len kurr vetem .

        1. E
          Enver

          Me gjithe zemer ju urojme sherimin sa me te shpejte dhe kthimin e sheruar ne skenat me te famshme te botes.

          1. M
            MAKSIM CELA

            Urojme sherim te shpejte eshte nje nga yjet e artit Shqiptar qe shkelqeu ne ne bote jemi te gjithe kranar per Ermonelen tone te shtrenjte .....Ermonela kryqezojme gishtat she lutemi per shendetin tend....

            1. B
              Balo

              Motra e shokut tonë Fatosit, është një artiste e shkëlqyer dhe njeri i përsosur! Është artiste e madhe dhe për të shkruhet përherë me superlativa, që na bëjnë krenarë të gjithëve! Të shkuara sa më të shpejta diva jonë!

              Lini një Përgjigje