Një Afërditë në Durrës?

28 Qershor 2022, 19:37Kulturë TEMA

Një Afërditë në Durrës?

Një statujë e vogël në bronz është gjetja më e fundit e ekspeditës shqiptaro-franceze në Forumin Bizantin të Durrësit. Mendohet të jetë perëndesha Afërditë.

Arkeologia franceze Catherine Abadie Reynal tregon se statuja e vogël, ende e mbuluar nga shtresat e kohës, pritet t’i nënshtrohet trajtimeve të posaçme.

“Ka shumë gjetje, të tipeve nga më të ndryshmet. Këtu po ju tregojmë një statujë të vogël bronzi, ndoshta një perëndeshë. Objekti është ende i papastruar, sepse tani sapo u gjet. Ka nevojë për pastrim, trajtim dhe konservim, por dallohet qartazi që kemi të bëjmë me një personazh femëror. Për nga tiparet e lëvizjes dhe veshjes mund të jetë perëndesha Artemis, që na bën të kujtojmë sanktuarin e famshëm të Durrësit, për të cilin ka projekte studimore në vazhdim”, u shreh ajo.

Arkeologia rrëfen edhe për 2 gjetje të tjera mjaft të rëndësishme, të cilat vijnë sot si dëshmi e zjarrit shkatërrimtar që dogji qytetin antik.

“Kemi arritur të kapim nivelet e periudhës romake, më konkretisht janë dy shtresa nivele banesash, të shekullit II dhe III pas Krishtit. Të dyja banesat janë shkatërruar si pasojë e zjarreve masive, ku duken qartë gjurmët e djegieve që kanë shkatërruar banesat. 

Të frikësuar nga flakët, banorët nuk kanë pasur mundësi të marrin me vete objektet e përdorimit të përditshëm apo ato të kultit. Duken edhe trarët mbajtës të shtëpisë, të karbonizuara, si elementë shumë të rëndësishëm arkeologjik për të kuptuar funksionimin e ndërtimit”, tha Reynal.

Forumi Bizantin, një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit, krahas funksionit parësor për të cilin u ndërtua, ka pësuar transformime të shumta në rrjedhën e shekujve.

“Nga fundi i shekullit VII deri në shekullin XIV kemi gjetur të gjitha gjurmët e formave të ndryshme të ripërdorimit të strukturave të këtij monumenti, në funksione të ndryshme, brenda qytetit mesjetar. Muret ekzistuese të Forumit Bizantin janë ripërdorur në forma të ndryshme banimi, duke ngritur nivelet e përdorimit, etj”, theksoi arkeologia Brikena Shkodra.

Gërmimet e ekspeditës shqiptaro-franceze rinisën pas dy vitesh ndërprerjeje, për shkak të pandemisë së Covid-19.  Bashkëpunimi ka nisur që në vitin 2012 dhe ka për qëllim të hedhë më shumë dritë mbi topografinë e Epidamne-Dyrrachion, apo e thënë ndryshe Durrësit antik.

7 Komente

  1. v
    vd

    Artemis = Art-e-mish (Perendia e gjuetise)

    1. p
      pirro prifti

      qe hante mish. sakte

    2. E
      Edlira

      Idiot me këmbore ne qafë... l-dio= Perëndia e ldiotëve

      1. V
        Varka

        Pyete për siguri Artemisin pse e ka ashtu emrin.

      2. P
        Pordhe me rigone....

        Pasardhes te sullton Muratit,gjejne gjurmet e tyre te pas Krishtit!? Aferdita/Hanemja sipas variantit sunitoshqipfoles..... gezuar ramazonin.

        1. E
          Erdogan

          Perse e consideroni veten Ignorante o Arnaute te vetequajture "Skiptare"? Mitho-Llogia e famshme Greke e ka Pagezuar me Emrin Afro-Diti. Afro-Ditis,Perendesha e Bukurise dhe si rrjedhim dhe i Dashurise sipas Filo-Sofise Greke ka lindur nga Shkuma e Detit (Afros) si nje Fuqi Hyjnore qe ndikon ne Jeten e Njeriut. Cfare lidhje ka fjala Aferdite e Arnauteve Latine. Perendite Greke e Ilyreve, Maqedhonasve,Epiroteve,Ioneve ku eshte sot Tur-qija ishin dhe Jane Fuqi Hyjnore qe ndikojne ne Jeten e Njeriut. Greket i Nderuan Ato me Festat ne nder te Tyre te quajture Olimpiaqes Agones. Agones Greqisht do te thote Ndeshje dhe jo Lojera Olimpike. U quajten Ndeshje dhe jo Lojera se Greqia qe nga Pyles tou Irakleos (Gibraltari i Sotem)ne Es-Panas (Spanje) deri ne Persopolis ne Persi (Irani i Sotem) ishte i "coptuar" ne Polis-Kratos (Qitet Shtete). Populli i banuar ne Greqine e Lashte ne Spanjen e sotme Adhuronin Perendine Panas (Gjithesise) nga vjen dhe fjala Pan. Kurse Gibraltarin e Sotem e quajten Pyles tou Irakleos (Portat apo Kolonat e Herkulit) qe Geo-Grafikisht ka dalje ne Oqean nga Deti i Mesdheut. Arnautet e vetequajture Skiptare duhet te jene Krenare per Kombin Greko-Ilyre dhe jo te behen vegel e Angloamerikaneve dhe fashisteve Austro-Italiane qe ndane Epirin ne te Veriut (Vora greq) dhe te Jugut (Jugo Sllavisht).

          1. A
            Arzt

            O ti kokel*qe. A e di se kur duket planeti Aferdite, nga ka marre emrin edhe perendia e bukurise Aferdita? Epo ik meso e do kuptosh qe shpjegimi grek i fjales as ka lidhje fare dhe se merr kuptim vetem ne shqip. Aferdita duket pa lindur dielli, pak mbi vijen e horizontit si rregull, ose pak pasi ka perenduar dielli, perseri mbi vijen e horizontit. Pra Venusi (Venere) duket afer dites, pra Aferdita... Ik gamisu andej me turqikote qe i thone vetes eline

          Lini një Përgjigje