-Dje dola pozitiv. Dy herë në dy vjet. Me dy vaksina.
Izolim dhe koqe tre herë në ditë.
Mendja në trup të sëmurë ndjell kujtime-
Shkurt 1987.
U sëmura. Flamë. U shtrova në Sanatorjum. Fut gjilpëra. Përtyp koqe. Pa derman.
Duhej bërë biopsi.
Më futën nga hunda një sondë. Morën pak mushkëri.
E çuan në laborator.
U hap fjala:
-Mitroja ka kancer?!
-Nuk mund të flas,-tha doktor Karalliu! Bën vaki të dali kancer,-i tha Filipit.
Filipi e çoi haberin në gazetë. Po nga gazeta më solli haberin:
-Mitro Xhani? I ngre nuk i ngre patkojtë, në gazetë ta zunë vendin?!
Nekrollogjinë e kam gati. Do ti hedhësh një sy?
-...
-Nga që më donte, e kishte tharë. Qamë të dy. Ai më shumë.
-Pas teje, do qaj vetëm kur të vdesi Koço Devole…
Pas 21 ditëve erdhi biopsia.
Doktor ngriti supet:
-Çudi! Nuk doli kancer? Po pse mushkëritë nuk zbrazen?!
Pas dy ditësh doktori erdhi tek shtrati. I ndriste nuri:
-E gjetëm. Ke sarkoidozë! Sëmundje siedeze! Je rasti i 15 në Shqipëri! Hata!
Karalliu bëri epikrizën. Një grusht me kortizone.
Çdo ditë mi jepte infermerja.
Çdo natë i hidhja në hale.
Me këtë skenar kaluan tre muaj.
Erdhi maji. Diell. Ajër i pastër. U shërova.
Dola nga spitali. Karalliu më dha recetën: kortizone. Kur u ndamë më tha:
-Mitro! Më befason. Kush pi kortizone-trashet. Ti-thahe! Do bëj një studim...
Në vitin 1991u bëra deputet. Ha o xhupe, po o xhupe, llafoste Nastradini.
Shkova në Romë. Dy javë në spitalë. Më tha doktori:
-Ke kaluar një të ftohtë të vjetër. Pak mushkëri e ke të kalçifikuar. Pa merak. Kujdes. Ruaju nga moti dhe mos tradhëto gruan?!
10 vjet më vonë. Në bulevard takova doktor Karalliun.Zgurdulloi sytë:
-Gjallë Mitro!...
-Gjallë!
-11 të sëmurët nga sarkoidoza kanë shkuar tek të shumëtit. Ti?!
-Doktor! Më duke pak i verdhë?! Kujdes! Ruaj shëndenë.
Kaluan disa vjet. Nje ditë shkuam në sanatarjum me Filipin.Tek dera një shpallje:
-Vdiq doktor Karalliu!
-Kudh e nisi e kush e bitisi,-ngrysi vetullat Filipi...
E para doktori quhej Shaqir Karaulli dhe jo Karalliu dhe ka qene mjek i nderuar, E dyta sarkoidoza eshte nje semundje e shpeshte dhe jo e rralle, e treta mund te sherohet edhe vete pa mjekim, e katerta si trim i madh qe qenka le ti hidhte koqet ne hale se atje mund te vinte edhe vete me ate metode, e pesta ky eshte nje gazetar i deshtuar(pa le politikan pastaj), steril, qe tani s'i ka mbetur gje tjeter pervec levrimit te humorit kinez, e gjashta ju o Tema paskeni kohe te lire boll per te botura kotesira. Po qe keshtu po ju dergoj edhe une nje artikull se me i mire nga ky do jete, e shtata mjaft me kto gjera...
Aman se na kepute brinjet nga te qeshurit
Keto debila kane marre peng humorin ne shqiperi dhe perpiqen qe ne cdo rast te vendosin gjoba. Top Channel duhet te analizoje punen e ketyre debilave qe kane marre peng nje program te rendesishem te tij. Keto debila gazetare e shpirt ligj jo pak here kane shkaktuar padrejtesisht trauma tek qytetaret, qe nga largimet nga puna e deri ne rastin fatkeq ne Vaun e Dejes, ku qytetari u vet vra. E keto debila akoma na dhjasen neper ekrane.
Vdiqe? Nuk eshte ndonje humbje e madhe.