Mbrëmje emocionuese: Violinisti Tedi Papavrami me koncert recital në Tiranë

20 Qershor 2022, 14:06Kulturë TEMA

Mbrëmje emocionuese: Violinisti Tedi Papavrami me koncert recital në

Violinisti i famshëm shqiptar Tedi Papavrami u rikthye në skenën e kryeqytetit ku dhuroi një mbrëmje speciale. 

Artisti i madh mbajti një koncert recital me violinë dhe piano duke përcjellë emocione të çmuara. 

Pjesa e tretë dhe e fundit e sonatave për violinë dhe piano të Beethoven, erdhi interpretuar nga Papavrami dhe François-Frédéric Guy.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka përshëndetur koncertin ku nëvizon se:

"Prania në Tiranë dhe në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të violinistit Tedi Papavrami, një prej ambasadorëve tanë më të mirë në botë, ishte pa dyshim një nga kulminacionet e Muajit të Muzikës

Në shoqërinë e pianistit François-Frédéric Guy u ngjitën në skenë tre sonata për violinë dhe piano nga Beethoven, që përmbyllën dhe ciklin e koncerteve dedikuar sonatave të kompozitorit të madh.

Një interpretim emocionues, që meritoi duartrokitje të gjata nga publiku dhe që hapi stinën e festivalit “Different Trains”, që prej vitesh sjell në Tiranë instrumentistë nga më të mirët!

Të lumtur të mbështesim aktivitete të tilla!

#ministriaekulturës

#tedipapavrami

#differentrains", nënvizon Margariti. 

Koncerti është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada Franceze dhe u mbajt në kuadër të  hapjes së festivalit muzikor “Different Trains” në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

3 Komente

  1. E
    E japin Radiot e Europes dhe cuia eshte se -

    - nuk e thone se eshte Shqiptare !!!!!!!!!! Del nji pianist ose Tenore joEuropiane si psh Gjergjian ,Ruse , etj e thone menjiher ,por Shqiptareve jo nuk ja zene fare ne goje Kombesine ! Pra jane shume gjera qe ne Europe ,si ne Histori por edhe ne gjuhe e te tille Artiste te Njohur ne Europe e Bote , ne Europa nuk lejohet te tregohet se eshte Shqiptare ( perjashto Italine ) e njejta gje edhe ne Medie dhe kjo tregon qarte se si eshte e strukturuar Politika e BE-se sot e cila nuk dallon aspak nga ajo e Djeshmja qe e ka zanfillen ne Vitin Famekeq 1913 ku bijit e Kurves Plake - cptuan trojet Shqiptare

    1. q
      qytetari

      po ti kushtosh me shume kujdes gjuhes shqipe...ka shume mundesi qe lexuesit te kuptojme se c'far ke patur ndermend te shkruash ne komentin tend!

      1. I
        I zoti e jep ,Tellali s'e shet hahaha

        qytetari , cfar numri i ke syzet plako ? nr 9 apo 10 ? - Te kshilloj nji vizite ke Okulisti . Nuk eshte faji jot ,kush ka tru me kuptu , kupton qafrte gjithcka edhe shqipen ne komente . - Mos je noj mesues Katundi more i shkrete dhe kerkon konfirmim ktu qerrata ? - Po c'te duhen ty mer plak ,te tilla Njohuri cfar Politikash ndjek Bota vs Shqiptareve ,hahaha . Hajt pra shko e meso shqipen

      Lini një Përgjigje