Një prej institucioneve më të rëndësishme të artit dhe kulturës, Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit popullor, pret shpalljen e një drejtuesi për një mandat 4 vjeçar.
7 kandidatë kanë prezantuar të martën e kaluar platformat para një komisioni të përbërë nga 5 anëtarë, tre shqiptarë dhe 2 përfaqësues të huaj.
Ndonëse afati i lënë ishte 5 ditor, anëtarët e jurisë kanë kërkuar më shumë kohë për vlerësimin e dosjeve.
Drejtoresha në detyrë Zana Çela kërkon një mandat të tretë, dhe në garë është me Josif Gjipali, Adela Muçollari, Abigela Voshtina, Kleanthi Gjika, Tomorr Kokona dhe Arben Skënderi të cilët kanë shërbyer në fushën e kulturës për vite.
Sigurimi i fondeve jashtë buxhetit të shtetit ishte pika e përbashkët e kanidatëve.
Me 29 Mars Ministria e Kulturës hapi garën, dhe vendosi një kriter preferencial për kandidatët, zotërimin e masterit në ekonomi, një kriter që ngjalli debat ne radhët e konkurrentëve.
Për shkak të aplikimeve të shumta Ministria e Kulturës, e shtyu Afatin e dorëzimit të platformave deri më 6 Maj, duke lënë më shumë kohë për aplikantët.
Kjo javë pritet të konfirmojë një emër të ri në TKOB osë të rikonfirmojë për të tretin mandat Zana Çelën.
Ben Skenderi dhe Abigela jane dinjitoze per mua
Josif Gjipali jo vetem eshte talent dhe ka suksess boteror, por nuk eshte i ngaterruar as me politike.
Duhet menaxher o pupull jo artist. Drejtuesi i nje institucioni publik si Tetrai i Operas e Baletit duhet te jete arsimuar e i trainuar per menaxhimin e bisnesit MBA. Ai duhet te kete eksperience ne manaxhim; te burimeve - materiale, njerezore te financave - buxhet, kontabilitet, likuide, kredit, debi, taksa e detyrime, te struktures e infrastruktures se faciliteteve fizike - godina, objekte, makineri, mjete, rrjete sherbimesh te mardhenieve kontraktuale - kontrata, nenkontrata, sherbime, amendime te detyrimeve ligjore - detyrime qe burojne nga ligji e prioritete te mbartura te strategjise e planifikimit - ... te marketimit e brendimit - ... te mardhenieve me komuniteteve e berjes se politikave - te mardhenieve me jashte - .... Sa i perket operacioneve artistike dhe te atyre te natyres se institucionit ato jane e duhet te jene pjese e bordeve artistike e drejtoreve artistike. te cilet krijojne programe te cilet i aplikon institucione me burimet qe ka. Drejtimi i parave dhe institucioneve eshte profesion e jo amatorizem. Kompanite ajrore nuk i drejtojne pilotet, Zinxhiret e supermarketeve nuk drejtohen nga shiteset Fabrikat e mobiljeve nuk drejtohen nga zdrukthetaret As shtetet nuk drejtohen nga piktore
E verteta nuk dhemb hic po te zgjedhesh rrugen e drejte. Ja qe ai piktori qe thua ti zgjidhi te preferuaren tende, se e mendoj me adapte per te drejtuar TKOB. Tani cdo te na thuash tjeter???!!!!????????