Artistë të rinj nga shtetet fqinje performojnë në Tiranë pjesë pianistike

10 Qershor 2022, 21:09Kulturë TEMA

 

Artistë të rinj nga shtetet fqinje performojnë në

Në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, sot (10.06.2022) në sallën e koncerteve të Liceut Artistik “Jordan Misja” u zhvillua eventi artistik “Sinergji pianistike”.

Qendra ABC Tirana Club, me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ishte organizatori i eventit, ku ishin ftuar pianistë të rinj nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Ata kanë interpretuar vepra nga kompozitorët e njohur evropianë, klasikë dhe bashkëkohorë, si Ludwig van Beethoven, Frédéric Chopin, Joseph Haydn, Robert Schumann, Sergei Rachmaninov, Joseph Haydn, Robert Schumann, Hans Zimmer, Yann Tiersen etj.

“Sinergji pianistike” është Edicioni i Katërt i projektit kulturor “Fqinjët”, të cilin ABC Tirana Club e organizon prej vitit 2019. Synimi kryesor është që “Fqinjët” të jetë një hapësirë lëvizëse artistike në çdo qytet të Shqipërisë, pse jo dhe në qytete të rajonit. Të jetë përsëpari prezent tek të rinjtë, kudo ku ata janë.

Të pranishmit kanë ndjekur interpretimet e artitëve të talentuar Sandra LAZOVSKA dhe Marija STOJANOVA nga Maqedonia e Veriut; Eleonida ELEZI dhe Adea HALILI nga Kosova; Lejla SULEJMANOVIĆ nga Mali i Zi; Emirhan LATO dhe Ami MUKA nga Shqipëria.

Drejtuesi i ABC Tirana Club, Johan MUKA, u shpreh pas koncertit se, ky format aktiviteti nuk synon konkurrencë mes interpretuesve, por shkëmbim përvoje në angazhimin e tyre artistik.
“Përmes tingujve pianistikë duam që të prezantojnë vlerat e kulturës evropiane; të forcojnë urat e komunikimit dhe kooperimit mes popujve, por dhe të lëshojnë mesazhe pro integrimit evropian, si një objektiv strategjik për 4 shtetet tona”, u shpreh Muka.

Lini një Përgjigje