“Xhino është dashuria dhe dhimbja ime”, Eva Alikaj rrëfen periudhën e vështirë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti!

6 Qershor 2022, 11:21Kulturë TEMA

“Xhino është dashuria dhe dhimbja ime”, Eva Alikaj

Aktorja e mirënjohur Eva Alikaj ka qenë e ftuar këtë diel në programin “Dola te Ola”, ku ndër të tjera ka folur për momentin e vështirë që ajo ka kaluar pas ndarjes nga ish-bashkëshorti.

Eva rrëfeu se është ndarë nga ish-bashkëshorti austriak kur djali i saj Xhino ka qenë 4 vjeç.

Ajo kujtoi se periudha pas ndarjes ka qenë jo fort e lehtë, pasi ishte një grua e vetme, me një fëmijë të vogël, në një kohë kur as gjuhën nuk e dinte mirë.

“Xhino është dashuria dhe dhimbja ime”, tha Eva, teksa shtoi:

“Nuk e kam përkëdhelur aq sa duhet. Isha dhe burrë dhe grua. Xhino ishte shumë i talentuar dhe kur je në muzikë klasike duhet përkushtim.

Unë nuk kisha shumë durim, për shkak të ngarkesës në punë, që t’i ofroja atij qetësinë që i duhej”.

Aktorja e njohur tregoi se me rritjen e djalit është marrë vet, pasi babai i Xhinos nuk ka qenë prezent në jetën e tij.

Sot Eva dhe i biri kanë një marrëdhënie të ngushtë dhe ata ia kanë dalë pavarësisht të gjitha vështirësive, “Jemi si motër e vëlla”.

Gjatë programit Eva Alikaj mori një videomesazh emocionues nga i biri në gjuhën shqipe, i cili i shprehu publikisht mirënjohjen për çdo gjë që aktorja ka sakrifikuar për të.

Eva me shumë krenari tregoi se i biri është një djalë i përkushtuar dhe i dashur jo vetëm me të por edhe me prindërit e saj. Ajo zbuloi se tashmë Xhino është i dashuruar me një vajzë italo-zvicerane.

22 Komente

  1. A
    Ali pasha

    Te flasim drejtë: Burrin e more per letra dhe jo per dashuri ashtu siq kanë berë dhe po bejnë femrat shqiptare për ditë. Ne vendet e zhvilluara nuk ka se cfare te duhet burri spse jetoni me ndihmat e shtetit. Por jeta ka nje sens dhe ajo eshte FAMILJA që femrat shqiptare nuk e kanë te shejtë. K..i i austriakut nuk ka asnje ndryshim nga ai shqiptar, bejne te njejtin funksion, apo jo por ai të bën me letra hahah

    1. n
      nn

      e shikoni pra qe ka ndryshim ? - te ben me letra

      1. S
        Semi

        Po ku e di ti o llapa qen se e mori per letra? Yyyyyy krimb I gjizes.....

        1. N
          Njeri koti

          C'pune ke me jeten e tjetrit, or koqe. Ti vjell jo se e njeh jeten e saj, por se je xheloz. Ajo eshte dikushi kurse ti askushi.Je nje qen qe vjell per te mbytur helmin brenda vetes.

        2. T
          Tom

          Ai që e bëri me letra nuk ishte austriak, por një bythmut nga kurdistani me shtetësi austrinke. Shumë poshtë kan rënë femrat shqiptare. Jan më tepër afër egoizmit-materializmit se sa afër Zotit. Turp!

          1. N
            Ngelet duke u marre me Jetet e te tjerve maskarenj

            Ngelet duke iu marr me Jetet e te tjerve more maskarenje . Kjo eshte Kultura e zagarve te Kazanit ,se mos njihni ju te silleni si njerez e mesoni te rrespektoni jeten e te tejrve qe i kan dhen dicka Artit ne kte vend ndryshe nga ju Plehrat qe qelbni sahet hapet kapaku Kazanit . Merruni me jeten tuaj , zorraxhinj te qelbt e lerini te tjeret ne jeten e vet ,per aq kohe sa nuk ju trazojne me shkop

            1. t
              tony

              Me fal per respektin si aktore ke qene dhe mbetesh te kujtimet tona nepermjet filmave te cilet i shofim here mbas here, por tani ponrrrn pak se emrin e djali e ka çimi dhe ti i therret çimo e jo xhino ok , klb

              1. C
                Chuck

                Dhe i ngjan ne fakt. Po ky dreq çim kaq te modh e paska? I keputi te gjitha Evat e tirones….

              2. T
                Tirona

                Shqiptaret qe komentojne jo per letra e jo per gjera private jane te ligj. Zonja po tregon peripecite e jetes se saj meqe e ftuan. Cfare rendesue kane keto pislliqe qe thoni. Te kene jeten e gjate ajo dhe i biri dhe ai te dale i suksesshem dhe kaq.

                1. G
                  Genci

                  Edhe mbas 32 vjetesh mentaliteti nuk ndryshon jemi te mjer

                  1. L
                    LORA

                    Eva Alikaj eshte artiste e vertete,ne artin dramatik dhe kinematografik. E respektoj dhe e quaj vlere te spikatur te artit shqiptar. I uroj me te miren per vete dhe djalin e saj.

                    1. S
                      Shqipe

                      Nje gje eshte e sigurt;ai sistem krijonte njerez ,kulture,karakter ky sot krijon legena. Eva dikur-Eva me pas

                      1. P
                        Patrioti_gjermani

                        Te gjithe ata qe martohen me te huaj veprojne kunder interesave te kombit qe sipas instat ne vitin 2100 pra as 80 vjet do ngelet vetem me me pak se 600 mije banore. Secili duhet te bej per kete vend jo vetem qeveria

                        1. t
                          tasi

                          Aktore e talentuar. Jeta private: non mi interessa

                        2. L
                          Linda

                          Ne fakte eshte shume per te ardhur keq per nga niveli kulturore shohe qe egoja ne maksimum nuk e kuptoje Keta Rober ate fare qe nxjerin nga gjuhet e tyre te shfrenuara me doren tjeter do e presin fara e tyre e shfrenuar Mere ate filize egoje sipas kokes ju vihet dhe festua seicilit tregone cfr imazhesh dhe karakteresh jane... Eva vazhdo terezine tende me ate fisnikeri dhe kulture qe te karakterizone po shqiptari mbeti me gjuhe qeni ...rrspkte

                          1. Q
                            Qytetari

                            Shqiptaret qe pergojojnë jeten e tjetrit, si ne kohen e Xhonturqve...

                            1. A
                              Abi

                              E kuptoj lirine e shkrimit, por sipas mendimit tim duke marre shkas nga komentet e disa individeve, tema duhet te ve disa filtera per te mos I dhene hapesire njerezeve pa tru dhe pa vlere qe marrin guximin te ofendojne figurat publike.

                              1. P
                                Pensionist i kohes "demotakercita

                                Eva,si aktore me lojen e saj na ka dhene shume kenaqesi.Veshtiresit e jetes se saj i di ajo,sikurse dhe fati.Kush flet se u martua per letra apo per mashkull,tregon se sa te ceket jane,duke u marre me jeten private te saj.Kur diskutojme per akore e aktore jo shqiptare flasim per artin e tyre,se po tu futemi ne jeten private shume prej tyre nuk do ti zinim ne goje per bemat e tyre.

                                1. l
                                  lori

                                  Shume e varfer galeria fotografike,pa asnje foto ne plazh!Eshte per tu çuditur se si u ka shpetuar kjo atyre qe e kane pergatitur kete shkrim!C'ne ky shkrim per nje artiste me tre foto kur duhet ne te shfletonim 30 a 40 te tilla,apo kjo eshte nga ato artistet e dale nga monizmi e per rrjedhoje nuk lejon foto plazhi!

                                  1. M
                                    Malsori

                                    Eva Alikaj nje aktore shume e dashur per shqiptaret por e pa’fat ne jete.Nuk je e vetmja,ne fakt faji me shume rendon tek ai qe ti mund ta kesh dashur dhe qe nuk ka ditur qe te vlersoje si femer te embel,te talentuar dhe me shume sharm.Te uroj shendet dhe jeté te gjate Aktorja e talentuar Eva Alikaj.Rrespekt!

                                    1. V
                                      Veli Stafa

                                      Une nuk i kam ndjekur rregullisht filmat shqiptare por Znj.Eva Alikaj ben pjese ne aktoret qe une kam pelqyer per lojen e saj te bukur aktoriale. Respekt.

                                      1. B
                                        Bukri Hyka

                                        Pershendetje ! Eva jeni nje aktore e mrekullushme ,me ke pelqyer shume gjithe vitet qe ju kam ndjekur ,ne filma ne rolet e bukra qe ke dhene ,je e mrekullushme ,jete shendet me djalin te keni ju perqafoj fort ♥️????????

                                        Lini një Përgjigje