Takimin e kishim lënë në orën tre të pasdites tek Albani ose siç i thotë ndryshe Dritani i të Madhit Frrok Haxhia, tek "Kafe Flora" në Bronx.
Si për koiçidence, "randevuja" jonë rastisi sot që luhej edhe finalia e Champions League, Liverpuli kundër Realit të Madridit dhe kafeneja ishte e tejmbushur me shqiptar!
Zëri i larte, tymnaja e cigares dhe vështrimet e ngurta Alla-Shqiptarçe të jepte përshtypjen se ishe diku në ndonjë lagje të Tiranës e jo në Morris Park , në New York.
Këtu në SHBA e humbet sensin e kohës në lidhje me evenimentet europiane apo ato të vendit tonë . Në termin futbollistik do thuhej: del "Offside" ose në shqiptarisht : "Je opsajd fare plako "!
Bashkë me Dritanin po kërkonim për ndonjë vend ku mund të uleshim pasi prisnim dhe Bujar Alimanin, por ishte e pamundur !
Dritani tentoi tinzërisht ti jepte drejtim situatës që gjendeshim me disa djem të lagjes ,por nuk ja doli...
Më në fund i zuri syri një tavoline me dy karike dhe një zotëri diku tek të gjashtëdhjetat. Pasi u qartësua shikimi i ndërsjelltë mes tyre, zotëria na i bënte me dorë të uleshim aty pranë tij. Siç duket e kishte kuptuar hallinë tonë.
Hajdeni uluni na tha !
Tungjatjeta , faleminderit, ja kthyem dhe u ulëm.
Ashtu siç e kemi për zakon ne shqiptarët, nisëm të prezantoheshim me njëri- tjetrin dhe të pyesim me detaje për familjen dhe orgjinën.
Unë dola i njohur me Ardiani ! Ai kishte disa të afërmit e tij që jetonin në Himarë . Zakonisht ndodhte ndryshe ..Dritani njihte këdo !
Kam ardhur për herë të parë në Amerikë tha Ardiani .
Në faktë është hera e parë që pas 64-vitesh jete kam dalur nga Atdheu...
Më shume se ne e dashke Shqipërinë,
- e ngacmoi Dritani..
Jo morr djema, na tha Ardiani por kamë qenë djali i pleqërisë e më duhej të kujdesesha për mamanë se e kisha në krevat për disa vite, nuk e lija dotë vetëm. Pas mamasë mu sëmur dhe gruaja me një sëmundje të pashërueshme dhe prandaj kam ardhurn këtu, për atë. Nuk na ndahen hallet ne shqiptarëve por të gjitha i kapërcejmë e i bluajm me dhëmbë- përfundoi ai.
Si ja ke dalur i thashë ?
Me ndihmën e Zotit tha dhe bashke me këto fjalë nga kraharori i tij u duk sikur doli i buzagaz ai humanizmi i dhëmsur shqiptar!
Po si të duket Amerika e pyeta unë për ta ndryshuar temën .
Amerika është ëndra e çdo shqiptari , është shumë bukur ! Çdo gjë është e sistemuar, parqet , rrugët, spitalet, gjithçka duket mirë. Amerikë, si i thonë një fjale!
Filloi ndeshja... Bujari nuk po dukej gjëkundi..
Pas nesh u dëgjua një zë. Unë vë 200-të dollarë bastë se fiton Reali,- tha një djallosh diku tek të tridhjetave, i cili nga dialekti dukej se ishte nga Shkodra.
Dikush i tjetër ju kthye .. ulu posht mos na lodh shumë, mos na trego lekët! Ti nuk ke dokumenta , si mund te lusha bixhoz?! Dhe të gjithjë filluan të gajasen me të madhe !
Po udhëtimi si tu duk, se e kishe për herë të parë i thashë unë ?
Nuk më zurri gjumi fare, mezi prisja të takoja vajzën dhe nipërit! Ishte pak i gjatë , ndoshta dhe malli më kishte marrë,dhe kureshtja, ndaj u duk i gjatë ..
Nga biseda mora vesh se Ardiani ishte nga Lushnja dhe punonte si shofer te Ujësjellësi për gati 30 vite.
Nga ana tjetër e tavolinës, Dritani po kaçafytej në telefon më Bujarin, se ai ishte sigjithmon me vonesë. Në faktë ne ishim aty për Bujarin, do bisedonim për premierën e dokumentarit të shfaqur javës që shkoi.
Dritan lere i them unë, do ti ketë dalë ndonjë punë... ja ku e kemi ( ja bëj me kokë dhe drejtohem me fytyre nga Ardiani) është nga Lushnja , nuk na duhet Bujua fare, as Gradishti as Butterflies ...
Mirë e ke tha Dritani!
Pa mbaruar pjesa e parë e finales i kërkova Dritanit të çoheshim se do shkoja në New Jersey . Ai vazhdonte të ishte i mërzitur dhe nuk po e kapërdinte dotë vonesën e Bujarit..
E di çke ti i drejtohem Tanit, a i bën një foto Ardianit se e kemi mik për herë të parë në SHBA dhe unë po i shkruaj diçka .. Se ke keq ma ktheu (si për respekt të mikut)!
Pasi shtrenguam dorën dhe Tani shkoi të paguante kafet , më lindi kureshtja ta pyesja nëse do vinte prapë në Amerike... apo do dilte jashtë shtetit…pasi e kishte thyer tabun e herës së parë!
Pas 64-vitesh kam pasaportë dhe vizë as dekriminalizimi s’më kap... vij kur të dua!
-Tha duke qeshur Ardian Aliaj !
Pash zotin,si botoni keto shkrime qesharake?
Ky shqrim Nuk eshte Si Ai I “gazetes” tende ! Kjo ngjyra.. emocione… Dhe shume kuptim qe ti o skizofren apo “skizofrene” Nuk e kupton !
Pse e djele eshte dhe lexojme cdo gje dhe kot, nuk kuptova asgje ne kete artikull, nejse pas 64 vjeteve burri iku ne amerike Good luck o burre
Ke te drejte. Artikull bajat. Nuk di te vendos. A eshte shkrim i kote apo eshte shkrim i keq. Plooot gabime. Mesuesja e tetevjeçares do t'i kishte vene 4 e do ia kthente mbrapsht. Si duket i vene ketu per te marre zanatin. Po duheg te kthehet dhe nje here ke tekstet e gjuhes shqipe.
Shikoje pak shkrimin i dashur S eshte redaksia qe kujdeset për shkrumin … o shoku gazetar … Por te sygjeroj ta shikoni tek akaunti personal I zoterise… Por Kur Nuk kupton dot shkimin o merresh me kinkaleri….
Në morët vesh gjë, ma thoni dhe mua.
Anna Dhe Une … Ky Nuk eshte shkrim Si ai qe Ana hedh te gazeta e saj… Eshte nje shkrim I cili ka nje nivel tjeter … tregon ngjyra emocionale, skarifice, realitet Si në shqiperi Edhe ne amerike etj etj… Po e ruaj etiken për mos tu ngatruar me nivelin intelektual ..
Respekt per adin shokun e lagjes time nje njeri i mire dhe familje e nderuar
Cfare i keni keto pacavure, aman
O Gazetar leshi o idiote çar beni keshu me keto shkrime idioteve bete burrin e huj herronsevks ardhe ne Amerike, po pse ndodhi çudi di e madhe o idiote po ne Amerike kane ardhur dhe vijne me mijra te moshuar nga 60 - 80 vjec se e kane ender per nje pleqeri me te mire se kudo dhe si ka pyet njeri dhe tani e beni tjetrin pa fare lidhje hero , turp td kini per nivelin e shkrimit o injorantet e shekullit turp dhe ata redaktore maskarenj qe mbushin faqet e gazetes me budallalleqe duke e bere te pa lexushme
Adi vete eshte yll bote, po ashtu ka prejardhjen nga nje familje e nderuar. Po te ishin gjithe Shqiptaret si Adi, shqiperia do ishte ne Europe me kohe. Respekte per Lushnjarin tone te nderuar!
Na hengesh Mtin ti shkruesi Frroku dhe Dritani
Hahaha, shkrim i thencin se shkrimi pa sharje nuk shijon.
N kohen e komunizmit shkrimtari i madh ISMAIL KADARE shkroi poemen SHQIPONJT FLUTUROJNE LARG .Tani ne se e kishte megjithemend se shqiponjat na futuro LARG le te na shkruaj nje poeme per ne qe nuk dime te TRADHETOJME por edhe nje poeme per GURALECET QE FLUTUROJNE LARG .
karllik me te madh nuk kam lexuar Sa shqiptare hyjne e dalin ne amerike duhet me ju be nga nje shkrim?
Mos u merzitni, lexues të nderuar! Mediat ndjekin modën. Aktualisht në modë janë shkarravinat, prandaj ne lexojmë nga halli, se këto na afrojnë... Një qytetar apo fshatar me 7 klasë shkollë nuk e bën dot një shkarravinë të tillë! Jetojmë në kohën e internetit dhe të analfabetit njëkohësisht!