Festivalin e Filmit të Kanës përmban dhe kinematografinë shqiptare, me filmin “Koncert në vitin 1936”.
Edicioni i tretë i programit “Sezoni i filmave klasikë” u prezantua në pavijonin e BE-së në Kanë, ku ACE (Association des Cinémathèques Européennes) zbuloi detaje të programit të ri që zgjat nga qershori deri në dhjetor 2022 me shfaqje në kinematë europiane dhe në internet.
Secili arkiv ka përzgjedhur një film, ose përmbledhje filmash, nga koleksioni i tyre për të restauruar dhe shfaqur, ku filmi i përzgjedhur nga AQSHF është “Koncert në vitin 1936” (regjisor Saimir Kumbaro, 1978).
Në njoftimin e arkivit, thuhet se është një film, elementet origjinale të të cilit kanë probleme me dekolorimin e ngjyrave dhe ka nevojë imediate për proceset digjitale që të mund të risjellin figurën në jetë e kështu të jetë i përshtatshëm për projeksione në kinema digjitale.
“Risia e realizimit të këtij projekti është përfshirja e studentëve në proceset digjitale të përpunimit të figurës dhe zërit, nën udhëheqjen e një eksperti restaurimi; një mënyrë kjo për nxitjen e interesit dhe dëshirës drejt preservimit dhe restaurimit të trashëgimisë filmike dhe formimit të profesionistëve të rinj”, thuhet ndër të tjera nga arkivi.
Premiera e restauruar në nëntor
Filmi “Koncert në vitin 1936” në variantin e restauruar në mënyrë digjitale do të shfaqet në Tiranë në muajin nëntor. AQSHF bën me dije se gjithashtu, filmi ka mundësinë të përzgjidhet në programin “ArteKino 2023” dhe të shfaqet për audiencat europiane në platformën televizive online arte.tv. Në film, një këngëtare e re Donika dhe një pianiste Eleni nisin një turne koncertesh në qytete të vegjël provincialë, duke kaluar me pianon e tyre edhe nëpër fshatra.
Dy artistet e reja takojnë shumë mikpritës midis të cilëve popullin e thjeshtë dhe autoritetet lokale, që kërkojnë të duken oksidentalë, por që në thelb janë të konfrontuar me njëri -tjetrin. Në role janë aktorë si Manushaqe Qinami, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Bep Shiroka, Roland Trebicka, Gjon Karma, Albert Verria, Mirush Kabashi, Gëzim Kame, Birçe Hasko, Ilia Shyti, etj. “Sezoni i filmave klasikë” është një seri shfaqjesh kinematografike falas të krijuara për të tërhequr audiencën më të re drejt trashëgimisë sonë të përbashkët europiane kinematografike.
Te perfaqsohemi me filma te kohes se diktatorit,qe tallen me mbretit e lavdishem dhe me fisnikerine e kohes se Alizotit?Turp per shqiperine.Alizoti te ngrihet me kembet e te protestoje te bulevardi Zogji i pare.
Te fala mamit
Nje film realiste e shume i goditur....nje nder filmat me te bukur shqiptare.
Nji nder Filmat luajtur mjeshterishte dhe qe pasqyrpon qarte ,shoqerine Shqiptare , ne ate epoke . Jam i bindur se ka per te fituar shume vleresim nga Bota Europiane
Ky film eshte edhe nje homazh dhe kujtim per artistet e famshme shqiptare,pianisten Lola Gjoka (ditl 1910) si dhe kengetaret lirike Jorgjia Truja (ditl 1907) dhe Tefta Tashko Koco (dtl 1910).......Komente si i mesipermi (km),tregojne vetem ipadituri dhe njorance !! Zgjedhja eshte me e mira e mundshme.Lymi Tutit
Pajtohem plotesisht.
Lymi Hamutit , shif pragun tat e komento lajmin jo komentuesit ,o peder
Eshte film trailer, jo dokumentar. Dmth I sajuar. Mos ngateroni trillimin me dokumentarin.
KETO FILMAT E PRODHUAR NE KOHEN E DIKTATURES DUHET TE BEHEN ME PULLE TE KUQE DHE FEMIJET NEN MOSHEN 32 VJEC DUHET TI SHIKOJNE TE SHOQERUAR ME PRINDERIT.
KETO FILMAT E PRODHUAR NE KOHEN E DIKTATURES DUHET TE BEHEN ME PULLE TE KUQE DHE FEMIJET NEN MOSHEN 32 VJEC DUHET TI SHIKOJNE TE SHOQERUAR ME PRINDERIT.