Kur drama e shqiptarëve të Kosovës dhe "Gërvalla" frymëzonin Ramën

24 Maj 2022, 09:29Kulturë TEMA

Kur drama e shqiptarëve të Kosovës dhe "Gërvalla"

“Pikëllimi i netëve kosovare” është vepërzimi i një profili të rrallë artistik – kubist – i kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në kohën kur u krijua, pra flasim për vitin 1989, Rama ishte 25-vjeçar.

Kjo mori vlerë të shtuar, duke qenë se telajo e përthyer me linja asimetrike dhe ngjyrat bazë (kuqe, kafe dhe okër – AP) u bë pjesë e ekspozitës së 45-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Ajo u përzgjodh mes pikturave më të mira dhe iu kushtua dramës kosovare.

Organizatorët e ekspozitës u shprehën asokohe se piktori i ri (Rama – AP) u frymëzua nga çështja kosovare.

Në thelb të saj, ishte vrasja dhe çasti i varrimit të Jusuf Gërvallës (1945-1982 AP).

Kujtojmë që pas kësaj tragjedie, ngjarjet për lirinë e Kosovës u përshkallëzuan.

Ato kulmojnë me heqjen e të drejtës së autonomisë së Kosovës nga ish-presidenti serb Slobodan Milosevic.

Kur Rama i dedikoi tablonë “Pikëllimi i netëve kosovare”, vendi gjendej në një kohë grevash duke ndërprerë punën në shumë sektorë.

Gjatë intervistës për revistën “Beaux Arts” (Artet e Bukura – AP), Rama solli në vëmendje figurën e Edison Gjergos si për të treguar frymëzimin e tij parësor.

Kjo, sa i takon identitetit artistik të piktorit të ri.

Gjergo bëri tetë vite burg për një pikturë që shfaqte partizanët teksa këndonin natën.

Me një realizëm matine dhe grimca kubizmi, piktura e manifestoi Gjergon si “armik të shtetit”.

Edison Gjergo i përkiste pakicës katolike.

Edhe pse sekretari i partisë i asaj kohe e klasifikoi pikturën e tij në mesin e “mediokriteteve”, Gjergo ishte nën vëzhgim.

Në ekspozitën e vitit të ardhshëm, Gjergo zëvendësoi draperinë që u shfaq pas pjatës së rrushit pranë një kodre me fshatarët që punojnë.

Edison Gjergo dhe portretizimi i partizanëve duke pirë gjatë natës
Edison Gjergo dhe portretizimi i partizanëve duke pirë gjatë natës

Por, kjo vetëm sa i përkeqësoi gjërat.

Për ekspozitën e tretë, ai pikturoi vetëm kodra, fshatarët punëtorë dhe një piktor me kapak në një cep të pikturës, i cili gjithashtu pikturon.

“Kur shikoj ngjyrat dhe furçat, kam pagjumësi”, shprehej Gjergo duke ndaluar së pikturuari nga frika.

1 Komente

  1. M
    MAJAKOVSKI

    Po ku eshte arti i Rames ketu. Ky eshte nje pllskat ku gjysma eshte pune e Edison Gjergos dhe gjysma tjeter foto e Jusuf Gervalles. Mos u tallni me Ramen se ketu nuk shoh aspak vlera arti.

    Lini një Përgjigje