
Është ndarë nga jeta profesor doktor Andon Grazhdani, ish- dekan i Fakultetit Gjeologji Miniera, pedagog i gjeologjisë së Shqipërisë dhe autor i dhjetëra punimeve shkencore për gjeologjinë shqiptare.
Profesor Grazhdani ka qenë një nga pionierët e gjeologjisë shqiptare, dhe një kontribuues shkencor I rëndësishëm në formimin e një strategjie të kërkimeve gjeologjike në Shqipëri.
Ai ka botuar dhjetëra punime shkencore në revistat shkencore brenda dhe jashtë vendit, është autor tekstesh i gjeologjisë së Shqipërisë dhe një pedagogë i dhjetëra brezave të gjeologëve shqiptarë.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje r madhe e familjes së tij, shkencës shqiptare, dhe miqtë e të afërmit e tij.
Homazhet do te zhvillohen nga ora 9 deri ne oren 11 tek ish Hotel International (Mbrapa Lidhjes se Shkrimtareve). Nisja per ne varrezat e Sharres do te behet ditën e diel në orën 11 30 .
Ngushëllime familjes ,të afërmve ,kolegëve dhe miqve të tij
I qofte dheu I lehte atij burri Te shkejqyer dhe dijetari Te vertete. Ngushellime familjes dhe te afermve Te profesorit Te paharruar.
Respekte pa kufi dhe ngushellime familjes se profesorit te nderuar. Njeri i rralle dhe akademik i shkelqyer.
Ngushellimet me te thella per nje nga profesoret dhe njerezit me te mire qe kam pasur fatin te njoh ne jeten time studentore ne Fakultetin e Gjeologjise te viteve 80te Njerez te tille e nderojne ate vend dhe Jane pa diskutim krenaria e tij Qofte dheu I lehte dhe RIP Falenderoj edhe Mero Bazen qe njofton nje humbje te tille te rende Nje student I dikurshem I Gjeologjise Nga USA
Ngushellime familjes se prof.Grazhdanit.
Nje nga pedagoget me te ndershem, me nivel te larte shkencor dhe burre fisnik. I paharruar do ngelet per qindra gjeologe te edukuar e formuar nga puna e palodhur e profesor Andonit. Ngushellime familjes e te dashurve te tij.
Burre i paharruar. Rralle kam hasur pedagog per te cilin asnje student ska folur nje fjale te keqe.... Serioz,i urte,i dashur,i palodhur,bujar. Simbol per fakultetin gjeologji-miniera.
Ngushellime te ndjera familjes, kolegeve te gjeologjise, ish studenteve te profesorit te degjuar Andonit, mikut tone te mire. I paharuar kujtimi i tij, qofte i parajses.
Ngushellime families sa dashamiresve per ndarien nga jete te Pr Nderuar Andon Grazhdani,nje jete lene mbresa se pari si NJERI,sa specialist i profesionit nje jete.Shpreh ndushellime dhe te mjaft dashamires,sa studente te tij,ketu ne Toronto,keto dite feste,marre njofime te dhimbeshme,une nje jete MESUES_*Pasuesi Veteran*86 vjecar, patur fatin njohur nga afer. Toronto 23-05-2022 . Dhimiter M Xhoga.
I perjetshem Kujtimi te ndierit Pr.ixhinier Andon Grazhdani.Ngushelime families sa dashamiresve. *86vjecari nje jete MESUES-ate model kuader...njohur.
Ngushëllime familjes, shokëve dhe miqëve të të ndjerit Prof. Grazhdani. Kemi qenë shokë që nga shkolla e mesme, Teknikumi i Naftës, Kuçovë. Miqësinë e ruajtëm gjithmonë të pastërt. Andon Grazhdani lamtumirë dhe u prehsh në qetësi shoku im i vjetër! Luftulla Peza